Aktualitet

Rama pas mbledhjes së kryesisë: Kemi marrë masat, dimri nuk do të jetë aq i dhimbshëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 17/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS të zhvilluar këtë të hënë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se kemi inflacion lufte dhe se po paguajmë kostot e një diktatori si Vladimir Putin.

Ndër të tjera Rama tha se po punohet për finalizimin e buxhetit të ri, ndërsa shtoi se me masat e marra nga qeveria do të lehtësohet sezoni i dimrit.

“Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar me të gjithë komunitetit për qeverisjen vendore. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa dhe ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen si agresion në dyer e Europës që ka sjellë si pasojë edhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë në të gjithë botën edhe në Shqipëri. Është një inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së një diktatori si Vladimir Putin. Edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin i takon asaj të bëjë çdo gjë për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe shpatullat e familjeve. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit te ardhshëm që është 2-fishi i buxhetit të vitit 2013. Shumë gjëra kanë ndryshuar në funksion të ardhmes së vendit. Ky dyfishim është bazuar te domosdoshmëria për të mbështetur të gjithë. Do qëndrojmë me këmbëngulje për të mos ndryshuar çmimin energjisë. Uroj të kemi shiun e nevojshëm pasi jemi të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë shi kemi më pak nevojë për të dalë në import. Gjithsesi kemi nevojë të dalim. Jemi besimplotë se do e kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Do jetë dimër i vështirë. Masat që kemi marrë do e lehtësojnë dimrin.”-tha Rama.

Pas