Spartak Braho ndodhet i shtruar në një spital në Turqi. Burime nga familja e tij në Durrës bëjnë të ditur për DITA se deputeti dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë për Sigurinë Kombëtare Spartak Braho është dërguar në një spital në Turqi.
Emri dhe vendndodhja mbahen sekret, me sa duket, për arsye sigurie. Më 6 prill Braho u çua me urgjencë në Athinë.
Prej këtej u dërgua në Turqi. Më 17 korrik 2016, Braho, anëtar i kryesisë së LSI-së, mbush 65-vjeç.