Plagosen 20 pasagjerë, pasi një autobus i kompanisë Flixbus u përmbys në autostradën A19 në Gjermaninë veriore. Siç raportojnë mediat njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike dhe mbeti i bllokuar për rreth dy orë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë kryqëzimit Robel në drejtim të Berlinit. Autobusi doli fillimisht nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys, ndërkohë që shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe një helikopter shpëtimi. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

















