Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spartak Braho: Po isha në burg, do vizitoj edhe Artan Hoxhën kur të arrestohet

2016/09/30 at 9:37 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pikëpyetjet e Serverit të Tatimeve: Kush i mori të dhënat e serverit dhe kujt i interesojnë ato?

Kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spartak Braho njëherësh një nga eksponentët kryesorë të LSI ka pranaur se ka vizituar në burg një ish-zyrtar. Ai mohoi kategorikisht takimin me Dritan Dajtin apo Kastriot Ismailajn. Braho ka edhe një mesazh për gazetarin që nxorri lajmin, Artan Hoxhën. Më poshtë intervista e tij dhënë për “Gazeta Shqiptare”.


Z.Braho, emri juaj është përfolur në media se keni bërë një vizitë në burgun 302, aty ku ndodhen dhe emra të njohur të botës së krimit, sa i vërtetë është ky lajm?

Unë kam qenë atje në atë burg, është shumë e vërtetë. Kam takuar Iljaz Labin, madje nuk kam qenë vetë, por kam qenë së bashku me avokatin e Labit, Petrit Serjani dhe nënën e Iljazit. E ëma tij kishte marrë vesh që Ilajzi ishte sëmurë e i thashë që do të shkonim bashkë ta shihnim. Askush nuk më ndalon mua si deputet të vizitoj të burgosurit ose të paraburgosurit dhe çdo porosi tjetër është e kundra ligjshme.

Çfarë është kjo porosi?

Bëhet fjalë për lajmin sikur ka dhënë porosi drejtori i burgjeve që deputetët duhet të marrin leje tek ai.

Cili është komenti juaj për sa u përket lajmeve që mund të keni takuar dhe persona të tjerë?

Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vajtur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të. Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’i shkoj për vizit.

A është e vërtetë që gjatë vizitës suaj në burgun 302 janë fikur kamerat regjistruese?

Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm. Këtu ka një histori intrige që dikush është i interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014.

Përse e thoni që mund të bjerë në burg për shpifje gazetari Hoxha?

Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja?

E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut.

Z.Braho, vetëm dy ditë më parë u publikua një oficer i policisë gjyqësore ku mori 18 mijë euro në emër të prokurorit Ardian Braho, A keni ju ndonjë lidhje me të duke qenë se keni të njëjtin mbiemër?

Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Pas penalizimit të prokurorit Ardian Braho dikush aludon se është djali im, dikush aludon se është vëllai im, dua të sqaroj se unë nuk kam të bëj fare me të, ai është nga Shkodra unë jam nga Skrapari. Skam asnjë lidhje fare me të.

Etiketa: Artan Hoxhaburg 302spartak brahovizite


Ju sugjerojmë

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Para
Sulmet e Parisit, “The Economist”: Si i trafikuan shqiptarët armët e Ballkanit në Europë

Gjenden armë zjarri në pusetën e ujit. Dyshime për krimet që janë bërë me to

Video lajm/ Tifozët e Napolit shkaktojnë tërmet në Itali

Video lajm/ Tifozët e Napolit shkaktojnë tërmet në Itali

Trafik organesh në Tiranë? Arrestohet mjeku rus i klinikës ‘Medicus’

Trafik organesh në Tiranë? Arrestohet mjeku rus i klinikës 'Medicus'
















TE FUNDIT

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
4 Korrik, 2026

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili...

Lexo më shumë

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
4 Korrik, 2026

Sot mbahet dita e 35-të e tubimit në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas...

Lexo më shumë

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
4 Korrik, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit...

Lexo më shumë

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
4 Korrik, 2026

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}