Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spanjë: Turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

2024/05/19 at 9:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Spanjë: Turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat e rrepta të kursimit.


Në hartën e shërbimit meteorologjik spanjoll Aeme, Katalonja rrëzëllon me ngjyrë të kuqe alarmi, që tregon rreshjet e tre viteve të fundit.

Që kur ka nisur matja e të dhënave meteorologjike, ky rajon në verilindje të vendit nuk ka përjetuar më parë një periudhë kaq të thatë. Këtë situatë nuk e ndryshojnë dot as rreshjet e fundit.

E prekur nga thatësira është edhe Andaluzia në jug të Spanjës, por edhe Balearet dhe ishtujt Kanarie vuajnë nga mungesa e ujit. Kjo do të thotë, se janë prekur pikërisht rajonet e vendit, ku lulëzon turizmi. Nuk është për t`u çuditur, që kritikat ndaj degës së turizmit po shtohen gjithnjë e më shumë, sepse turistët konsumojnë shumë ujë.

“Prandaj ky sektor duhet detyruar, që të marrë masa drastike kursimi”, mendon Dante Maschio, zëdhënës i shoqatës qytetare katalanase Aigua és Vida, e cila lufton prej vitesh për menaxhimin më të mirë të ujit në Katalonjë.

“Masat e deritanishme për reduktimin e konsumit në turizëm kanë qenë shumë të rezervuara”, thotë ai. “Sektorit të turizmit i janë dhënë liri të mëdha.” Në rast emergjence – dhe kjo situatë është e tillë – sektorët me konsum intensiv uji do të duhej të detyroheshin ta ndalonin aktivitetin.

“Në nuk kemi vetëm mungesë reshjesh”, thotë Maschio. “Ne kemi një problem strukturor.” Burimet e ujit janë shfrytëzuar pa mëshirë për shumë vite.

Pushuesit përdorin shumë ujë

Edhe Julio Barea, gjeolog dhe ekspert i burimeve ujore pranë organizatës Greenpeace, nuk i kursen kritikat: “Nëse popullata normale ka kufizime për konsumin e ujit, kjo duhet të vlejë aq më tepër për turistët”, thotë ai. Dhjetë herë më i lartë se mesatarja është për shembull konsumi ditor për frymë tek pushuesit në resorte me fusha golfi. Megjithatë qeveria rajonale e Andaluzisë i përjashtoi hotelet nga ndalimi i mbushjes së pishinave. “Kjo është një çmenduri e vërtetë”, thotë Barea.

Edhe në Katalonjë kohët e fundit ka qenë e ndaluar të mbushen pishinat në zonat shumë të prekura nga thatësira. Ndër të tjera në Lloret de Mar, në një nga qendrat e turizmit në Costa Brava në verilindje të Barcelonës. Për hotelierët e atjeshëm kjo ishte baraz me një katastrofë.

“Pushuesit duan të relaksohen në pishinë”, thotë Enric Dotras, kryetar i shoqatës lokale të hotelierëve. Me qëllim që turistët këtë verë të mos rrinin në të thatë apo të mos vinin fare, sipërmarrësit krijuan me ngut një impiant për shkripëzimin e ujit të detit me 1,5 miliardë euro, për të anashkaluar ndalimin.

Hotelet heqin vaskat

Dotras e konsideron të tepruar kritikën ndaj sektorit të turizmit dhe vë theksin te përpjekjet e shumëanshme të sektorit për të kursyer ujin, që bëhet prej vitesh. Shumë hotele kanë hequr për shembull vaskat, sepse dushi konsumon më pak ujë. Në shumë raste ka stimuj për pushuesit, që të heqin dorë nga ndërrimi i përditshëm i peshqirëve dhe çarçafëve. Disa hotele kanë ndërtuar një rrjet shtesë për qarkullimin e ujit, me qëllim që tualetet të shpëlahen me ujë të përdorur. Turizmi në Lloret de Mar siguron 90 përqind të prodhimit ekonomik lokal. Ky sektor krijon 12.000 vende pune.

Rëndësia e madhe, që ka turizmi në Spanjë, është ndoshta arsyeja pse politikanët e kanë të vështirë të vendosin masa të mëtejshme shtrënguese në këtë sektor. Dymbëdhjetë për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Spanjës gjenerohet nga turizmi. Më shumë se 85 milionë pushues të huaj erdhën në Spanjë në vitin 2023.

Aq shumë sa kurrë më parë. Kjo e vendos Spanjën në vendin e dytë ndër destinacionet më të njohura të udhëtimit në botë pas Francës. Vetëm Katalonja regjistroi më shumë se 18 milionë vizitorë, duke u vënë kështu në vendin e parë midis rajoneve spanjolle, përpara ishujve Baleare, ishujve Kanarie dhe Andaluzisë.

Një ndër katër litra nga uji i pijshëm rrjedh në tokë

Arsyeja kryesore për gjendjen e mjeruar aktuale është përdorimi i keq i burimeve hidrike, shpjegon Cels Garcia, profesor i gjeografisë në Universitetin e Baleareve në Mallorca. “Në zonën e Mesdheut, periudhat e thata dhe të lagështa kanë zëvendësuar gjithmonë njëra-tjetrën. Thatësirat janë këtu fenomene krejtësisht natyrore.” Prandaj duhet bërë planifikimi që më parë. Duhet që impiantet e shkripëzimit të përdoren edhe në periudha me shi të dendur, në mënyrë që rezervat e ujërave nëntokësore të mund të rikuperohen.

Por në fakt zakonisht ndodh e kundërta: Sapo bie sërish shi, sistemet mbyllen, sepse uji i prodhuar në këtë mënyrë është shumë më i shtrenjtë se ujërat nëntokësore. Përveç kësaj në Katalonjë për shembull kohët e fundit është investuar shumë pak në infrastrukturë, si në rinovimin e sistemit të kanalizimit. Një ndër katër litra të ujit të pijshëm depërton në tokë i papërdorur për shkak të gypave të amortizuar. Në ishujt Baleare dhe në Andaluzi situata është e ngjashme.

Në Katalonjë pritet që më shumë se një duzinë impiante të reja shkripëzimi të ndihmojnë për të lehtësuar situatën. Qeveria rajonale po planifikon një të tillë edhe në mes të portit të Barcelonës. “Kjo është një zgjidhje e thjeshtë”, thotë Cels Garcia. “Megjithatë këto sisteme nuk duhet të përdoren kurrsesi për të mundësuar rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve.” Por pikërisht kjo po ndodh në Spanjë: në tre muajt e parë të vitit në vend erdhën më shumë se 16 milionë pushues të huaj – një plus prej më shumë se 17 për qind krahasuar me një vit më parë./DW



Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Përmbytje në Gjermani, situatë kritike në shumë zona

Përmbytje në Gjermani, situatë kritike në shumë zona

Analistët: Zhvillimet rreth KiE rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth KiE rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Gara shpejtësie me lamborghini në Tiranë, Policia e Rrugores gjobit reperin e njohur

Gara shpejtësie me lamborghini në Tiranë, Policia e Rrugores gjobit reperin e njohur
















TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com