Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një restorant japonez, në qytetin verilindor spanjoll të Tarragona, thanë zyrtarët.
Kryebashkiaku i Tarragona, Pau Ricoma, tha se shpërthimi, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga gazi ndodhi rreth orës 16:00, kur restoranti ishte i mbyllur.
“Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por është pothuajse e sigurit se është gaz,” tha Ricoma.
Mediat e huaja shkruajnë se, të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sakaq, autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al