Bota

Spanjë/Shpërthim në një restorant, plagosen 7 persona, dy në gjendje të rëndë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 16/10/22 |
Opi Nion

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një restorant japonez, në qytetin verilindor spanjoll të Tarragona, thanë zyrtarët.

Kryebashkiaku i Tarragona, Pau Ricoma, tha se shpërthimi, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga gazi ndodhi rreth orës 16:00, kur restoranti ishte i mbyllur.

“Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por është pothuajse e sigurit se është gaz,” tha Ricoma.

Mediat e huaja shkruajnë se, të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sakaq, autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas