Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“SPAK të marrë masa”, Bylykbashi: Skemat e përdorura nga PS për vjedhje votash në 2022

2023/05/12 at 10:42 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“SPAK të marrë masa”, Bylykbashi: Skemat e përdorura nga PS për vjedhje votash në 2022

Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se janë identifikuar skema të manipulimit dhe shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar.


Për rastet në fjalë, Bylykbashi bëri të ditur se do të bëhen kallëzime penale. Teksa i bëri thirrje KQZ-së që të marrë masa dhe të sigurojë mirëfunksionimin e sistemit të identifikimit elektronik e biometrik në çdo qendër votimi në të gjithë territorin, Bylykbashi shtoi se po bëhen përpjekje për sabotimin e këtij procesi nëpërmjet presioneve.

“Nga verifikimet tona, janë zbuluar skema manipulimi të përdorura nga Partia Socialiste  në zgjedhjet e 6 mars 2022. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në qendrat e votimit të bashkisë Durrës votuan rreth 110.000 votues, rreth 5.500 votues kanë votuar pa u identifikuar me gjurmën e gishtit, me pretendimin se gjurmët e gishtit nuk mund të lexoheshin. Në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Durrës më 6 mars 2022, kur morën pjesë rreth 67.000 zgjedhës ose 43.000 zgjedhës më pak se në vitin 2021, numri i personave që kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti në sistemin elektronik të identifikimit është 9.600 votues. Pra ka një rritje me 4.100 votues, apo 75% më shumë se vetëm një vit më herët. Nuk ka patur dëmtim në masë të gjurmëve të gishtit të zgjedhësve në Durrës në vetëm një vit, por qartazi tregon përpjekje për manipulim të votimit. Rritja e numrit në qendra votimi në qytet ku veprojnë eksponentë dhe patronazhistë të njohur të Partisë Socialiste dhe jo vetëm në fshat, ku banorët njihen nga komisionerët, rrëzon justifikime se gjurmët mund të jenë dëmtuar nga puna e rëndë. Rezulton se një numër i madh i emigrantëve të ketë votuar më 6 mars 2022 në Durrës, edhe pse nuk përbën sezon pushimesh. Verifikimet në terren e një numri rastesh ka prodhuar indicie se persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë në Shqipëri më datë 6 mars 2022 kur opozita kishte vetëm një komisioner në qendrat e votimit. Ky hetim i kryer nga Partia Demokratike bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik dhe indicie nga databazat e denoncuara publikisht të patronazhistëve, u nis nga informacione të dala nga burime të Partisë Socialiste. Kjo shpjegon edhe insistimin me çdo kusht të Partisë Socialiste që të pengojë dhe prishë garantimin e balancës politike në komisionet e qendrave të votimit. Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për këtë skemë kriminale. Kërkojmë nga SPAK të hetojë me urgjencë dhe në thellësi e të verë përpara ndëshkimit të ligjit personat përgjegjës. Me kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ ka nxjerrë rregulla shtesë që vështirësojnë përdorimin e kësaj skeme, ndërkohë që komisionerët dhe vëzhguesit e opozitës nuk do të lejojnë asnjë shkelje të ligjit. Qëllimi është që të shmanget ky sistem që zbulon votimin e shumfishtë apo në vend të personave që nuk janë në Shqipëri, duke përdorur letërnjoftimet e tyre. Në vend të tij të përdoret mënyra e vjetër me listat e printuara me nënshkrime që është hequr që në vitin 2021,”– tha Oerd Bylykbashi.

 



Ju sugjerojmë

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
Kryesore

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

14 Korrik, 2026 10:56 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
Bota

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

14 Korrik, 2026 9:35 am
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
Para
Ambasadorja greke shkon te ministria e Jashtme, ankohet për arrestimin e Belerit

Ambasadorja greke shkon te ministria e Jashtme, ankohet për arrestimin e Belerit

Fredi Beleri reagon pas kërcënimit të Ramës: Nuk i njoh personat që përmend kryeministri

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Rama: Beteja jonë, nuk ka asnjë lidhje me hetimet

Takoi Erdoganin:Putin propozon Turqinë si qendrën e re të shpërndarjes së gazit në Europë

Humbja e Erdoganit do të ishte goditje për Putinin
















TE FUNDIT

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës

Berisha në Asamblenë e IDC-CDI, propozon grup të posaçëm pune për kartelet e drogës
14 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për kartelet e drogës dhe...

Lexo më shumë

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
14 Korrik, 2026

Përsa i përket zjarrit në Llaman, situata është normalizuar. Në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm zjarri është fikur totalisht....

Lexo më shumë

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq
14 Korrik, 2026

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të...

Lexo më shumë

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}