Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, Bllako dorëzon në Kuvend shkresën e lënies së mandatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 30/03/22 |
Opi Nion

Deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend shkresën e lënies së mandatit. Mësohet se në Kuvend ka mbërritur shkresa e deputetit socialist, i cili heq dorë nga mandati  i tij si deputet i PS, për t’u përballur kështu me drejtësinë pa imunitet.

Bllako nuk është paraqitur fizikisht në ambientet e Kuvendit por  dorëheqja zyrtare ka shkuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit me postë.

Alqi Bllako dorëzoi mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kërkoi arrestimin e tij. Bllako rezulton të jetë i implikuar në çështjen e inceneratorit të Fierit./Opinion.al

Pas