Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, duke e krahasuar me bufin.
Pas deklaratave të Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet bufi duke artikuluar fjalët e Berishës.
“Organizata kriminale e skrapit të partisë, i angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, di të ketë atë fund që kanë patur të gjitha veglat mjeran, të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë, pra do përfundojë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”, ishte deklarata e Berishës.
Ndërkohë krahas videos, Rama shkruan: Kuak, kuak, kuak.