Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sovjetiku i fundit”, jeta e Mikhail Gorbachev

2022/08/31 at 4:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sovjetiku i fundit”, jeta e Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev ishte udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i cili nisi procesin e liberalizimit dhe reformave që do të sillnin edhe shpërbërjen e tij. Udhëheqësi i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik, ai do të mbahet mend gjatë për rolin që luajti në shembjen e “Perdes së Hekurt”, që ndante Perëndimin dhe Lindjen.


Mikhail Sergeyevich Gorbachev lindi në vitin 1931 në një fshat të largët në jugperëndim të Rusisë, të quajtur Privolnoye, në kohën kur vendi sundohej nga Josef Stalin.

Edhe pse gjyshi i tij përqafoi ëndërrën e tufëzimit që kishte Stalini dhe formoi kooperativën e parë në fshat, uria që preku Bashkimin Sovjetik në vitet 1932-33 – ku vlerësohet se humbën jetën 5 milionë vetë – u ngulit thellë në mendjen e atij që do të merrte dekada më pas drejtimin e vendit.

Gjatë asaj periudhe humbën jetën dy xhaxhallarë dhe një hallë e Gorbachev, ndërsa të dy gjyshërit e tij u dërguan në gulagët famëkeq disa vite më vonë. Por kjo nuk e zmbrapsi përkushtimin e familjes së tij ndaj kauzës komuniste. Babai i Mikhail-it, Sergey, u nderua edhe me Urdhrin e Leninit në vitin 1948, pasi arriti të korrte mbi 800 mijë kg grurë.

Kjo bëri që Gorbachev të pranohej në Universitetin Shtetëror të Moskës në vitin 1950, ku studioi për drejtësi, por pa dhënë asnjë provim të vetëm. Aty njohu edhe bashkëshorten e ardhshme, Raisa, e cila u bë pedagoge e lëndës së filozofisë Marksiste-Leniniste, e më pas Zonjë e Parë e Bashkimit Sovjetik. Vajzën, Irina, e dërguan në një shkollë të zakonshme, duke anashkaluar shkollën e ngritur enkas për zyrtarët e Partisë.

Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, heroi i ri i Gorbachev u bë Nikita Khrushchev, i cili konsiderohet edhe si reformatori i parë nga udhëheqësit sovjetikë. Në këtë proces, Gorbachev arriti të ngjiste me qetësi shkallët e zyrave politike. Kur drejtimin e vendit e mori Leonid Brezhnev, ai u emërua fillimisht si udhëheqës i krahinës së Stavropolit, e më pas u promovua si anëtar i Komitetit Qendror në vitin 1978.

Kur mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste në vitin 1985, Gorbachev kishte mundësinë që të niste reformat që kishte në mendje, pa u shqetësuar për reagimin e fanatikëve në parti.

Përveç se kritikoi hapur krimet e Stalinit, ai ndërmori hapin e paprecedent të tërheqjes së trupave nga Afganistani në vitin 1988, 9 vite pas pushtimit të vendit. Pas “kryengritjeve” kundër komunizmit në Poloni, Çekosllovaki dhe Gjermaninë Lindore, Gorbachev refuzoi të dërgonte trupa për të ndërhyrë, edhe pse Kremlinit i lejohej një gjë e tillë. “Popujt sovjetikë duan demokraci të plotë dhe pa kushte”, tha ai në vitin 1988, duke iu përgjigjur reagimeve të ashpra të anëtarëve të vijës së ashpër në parti.

Takimi i tij i parë me Presidentin amerikan të kohës, Ronald Reagan, në vitin 1985 në Gjenevë, vendosi themelet e forcimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës dhe fundit të Luftës së Ftohtë.

Pas shkrirjes së Bashkimit Sovjetik, Gorbachev nuk u zhduk nga politika, edhe pse nuk ishte më aktiv. Në vitin 2016, ai kritikoi ashpër Presidentin Vladimir Putin, duke thënë se “drejtonte vendin me shokët e shkollës, dhe njerëzit me të cilët kishte luajtur futboll në lagje”. Por gjithashtu shprehu disa herë kritika ndaj Perëndimit, për përfshirjen në NATO të vendeve që dikur bënin pjesë në Traktatin e Varshavës, si Shqipëria, Polonia, etj.

 



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Kremlini: Gorbachev ishte lider historik, por romantik me Perëndimin

Kremlini: Gorbachev ishte lider historik, por romantik me Perëndimin

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, plagoset një 55-vjeçar, niset drejt Traumës

Malësi e Madhe/ Qëllohet me armë në drejtim të banesës

COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 335 qytetarë të infektuar, një humbje jete
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}