Aktualitet

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, hapen çerdhet dhe kopshtet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:54 - 01/06/20 |
Opi Nion

Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Nëse vendi nuk do të ishte i përfshirë nga COVID-19, në kuadër të kësaj dite, në mbarë vendin do të  organizoheshin aktivitete të shumta nga kopshtet dhe shkollat për të argëtuar dhe lumturuar fëmijët në ditën e tyre.

Këtë vit 1 Qershori përkon edhe me hapjen e madhe të vendit, pas muajsh të vështirë nën mundimin dhe frikën e pandemisë. Po ashtu, sot hapen për fëmijët çerdhet dhe kopshtet.

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por nuk ka të bëjë me komunizmin.

Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.

Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre./ Opinion.al

Pas