Sport

Grabitet lojtari i Manchester City, gjysmë milion euro vlera e…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:11 - 01/06/20 |
Opi Nion

Edhe pse e gjithë bota është nën ndikimin e pandemisë COVID-19, grabitësit nuk e kanë ndërprerë aktivitetin tyre. Mësohet se banesa e Sulmuesit të Manchester City, Riyad Mahrez, është grabitur nga disa persona të pa identifikuar. Sipas informacioneve, grabitësit kanë marrë nga banesa e futbollistit sende me vlerë rreth 500 000 euro.

Sipas “The Sun”, 29-vjeçarit i kanë vjedhur 3 orë të shtrenjta, që së bashku vlejnë më shumë se 300 000 euro. Përveç tyre, hajdutët kanë marrë më shumë se 50 000 euro, bizhuteri të ndryshme dhe fanella të rralla futbolli. Vlera e tyre shkon 150 000 euro, duke e çuar totalin e dëmit në gjysmë milion euro.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistë të Premier League bëhen viktimë e grabitjeve. Këtë muaj, mesfushori i Tottenham, Dele Alli u kërcënua me thikë në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa shoku i tij i ekipit, Jan Vertonghen, u grabit kur po luante në Gjermani një ndeshje të vlefshme për Champions League, në muajin mars./ Opinion.al

 

Pas