Politikë

Soreca: Realizimi i reformës zgjedhore, lejon Shqipërinë të ecë drejt BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 29/05/20 |
Opi Nion

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me procesin e Reformës Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet, Soreca shkruan se realizimi i reformës brenda 31 majit lejon Shqipërinë që të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE.

”E rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri në datën 31 maj, duke lejuar Shqipërinë që të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të tij.”/ Opinion.al

Pas