Bota

Vdekja e George Floyd, arrestohet për vrasje ish-oficeri në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:09 - 29/05/20 |
Opi Nion

Autoritetet e SHBA kanë njoftuar se është arrestuar ish-oficeri i policisë akuzohet për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Ish-oficeri i policisë i furi këmbën në fytë Floyd gjatë arrestimit, gjë e cila i shkaktoi vdekjen e 46-vjeçarit. Në videot e publikuar në rrjetet sociale, dëgjohet teksa Floyd kërkon ndihmë, por Derek Chauvin i injoroi thirrjet e tij.

Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar trazira të mëdha në qytetin amerikan të Minneapolis. Mijëra qytetarë kanë protestuar dhunshëm kundër vrasjes së amerikanëve me ngjyra nga ana e policisë.

Të enjten, pas një proteste, persona të maskuar i vunë zjarrin një stacioni policie si dhe shkatërruan e bastisën ndërtesa të tjera duke detyruar autoritetet të dislokojnë Gardën Kombëtare./ Opinion.al

Pas