Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca: Duhet të vazhdojnë arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta

2022/02/15 at 9:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Soreca: Duhet të vazhdojnë arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, thekson në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle se procesi i anëtarësimit në BE kërkon një historik të besueshëm në luftën ndaj korrupsionit.


DW: Zoti Ambasador, parlamenti shqiptar votoi së fundi (10.02), shtyrjen e afateve të vetingut deri në vitin 2024. Në këndvështrimin tuaj, a është kjo shtyrje dështim apo sukses i reformës në drejtësi?

Soreca: Institucionet e vetingut kanë përmbyllur mbi 500 çështje të vetingut në shkallë të parë, përfshirë të gjitha dosjet me përparësi, nga një total prej 804 magjistratësh që i nënshtrohen vetingut. Më lejoni të kujtoj se procesi i vetingut konsiston në verifikimin e pasurive, formimit dhe kualifikimeve profesionale të të vlerësuarve. Në përgjithësi, më shumë se 60% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri tani kanë rezultuar me shkarkime apo dorëheqje. Këto shifra flasin vetë dhe janë prova më e mirë se ky proces ishte absolutisht i nevojshëm. Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut ishte e nevojshme për vazhdimin e rregullt të procesit të vetingut, një shtyllë kyçe e reformës në drejtësi. Kjo është konfirmuar nga opinioni i Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Prandaj BE-ja mirëpriti miratimin me shumicë dërrmuese nga Kuvendi i Shqipërisë, më 10 shkurt 2022, të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt pranimit në BE. Ky ishte një çast vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi dhe rrjedhimisht për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Tashmë është e rëndësishme që organet e vetingut të vazhdojnë punën e tyre me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.

DW: Aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare por edhe opinioni publik, vijojnë të jenë skeptikë kur vjen puna tek rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi dhe kanë kritika për ritmin e ngadaltë me të cilin po ecën kjo reformë. A është Bashkimi Europian i kënaqur me punën e bërë deri tani, si investitor i drejtpërdrejtë i kësaj reforme?

Soreca: BE-ja konsideron se reforma në drejtësi, e miratuar njëzëri nga parlamenti në korrik 2016, ka prodhuar në përgjithësi rezultate të mira, të cilat tani po bëhen të prekshme.

Ndër rezultatet konkrete që ka sjellë reforma deri tani do të veçoja:

  • Krijimin e institucioneve të pavarura plotësisht funksionale të drejtësisë – p.sh., Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) – të cilat po japin çdo ditë rezultate.
  • Ka nisur procedimi penal ndaj një sërë ish-magjistratësh të shkarkuar nga vetingu, përfshirë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese.
  • Ka pasur një rekord të përmirësuar të aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara.
  • Ka pasur një numër në rritje të hetimeve të përbashkëta ndërkombëtare efektive dhe operacioneve policore që përfshijnë autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit. Kjo tregon qartë besimin në rritje që agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet partnere kanë ndaj homologëve të tyre shqiptarë.
  • Ka pasur disa arrestime të profilit të lartë nga SPAK.
  • Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë po japin gjithashtu vendime të rëndësishme.

Më shumë se pesë vite reformë kanë treguar edhe kompleksitetin e saj. Për shembull, procesi i vetingut ka rezultuar mekanikisht me krijimin e mungesave në staf, të cilat e kanë ngadalësuar përkohësisht dhënien e drejtësisë.

Por, ndërsa sigurisht duhen nxjerrë mësime, domosdoshmëria dhe legjitimiteti absolut i kësaj reforme në drejtësi është konfirmuar shumë herë, veçanërisht nga Komisioni i Venecias dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të konsolidimit të reformës në drejtësi. Në këtë fazë fokusi duhet të jetë përfundimi i reformës në drejtësi dhe rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shohin qartë përmirësimet që ka sjellë reforma. Kjo do të kërkojë qëndrueshmëri, kompetencë dhe aftësi drejtuese nga autoritetet e reja dhe institucionet e drejtësisë. Votimi i javës së kaluar në parlament për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është një tregues i fortë se ekziston një vullnet i fortë politik për të ecur përpara në këtë rrugë.

DW: Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi me 3,4 vite heqje lirie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. A mendoni se ky është një vendim i mjaftueshëm? 

Soreca: Ne nuk komentojmë mbi procedimet në vazhdim për raste individuale. Megjithatë, dua të theksoj se duke parë disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe të prokurorive, shohim një pavarësi më të fortë të gjyqësorit dhe ky është një lajm i mirë për konsolidimin e reformës në drejtësi.

DW: Kroacia, shtet i Ballkanit Perëndimor dhe i anëtarësuar në BE që nga 2013, vërtetoi se e mori seriozisht luftën kundër korrupsionit, prioritet kyç për të qenë pjesë e Unionit, duke vënë nën pranga ish-kryeministrin Sanader. A mendoni se do të ketë edhe në Shqipëri arrestime politikanësh të niveleve më të larta?

Soreca: Si pjesë e procesit të anëtarësimit, vendeve kandidate si Shqipëria u kërkohet të krijojnë një historik të besueshëm dhe të qëndrueshëm të hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta, si dhe të sigurojnë sekuestrimin dhe konfiskimin e duhur të aseteve kriminale. Kjo kërkon përpjekje të mëdha dhe vullnet të qartë politik.

Në Shqipëri, vetingu i gjyqësorit dhe ngritja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po japin tashmë rezultatet e para të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Kemi parë disa arrestime dhe dënime të nivelit të lartë në muajt e fundit. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë.

DW: Së fundmi edhe një pyetje për procesin e anëtarësimit. Kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare dhe a do të veçohet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së? 

Soreca: Shqipëria ka përmbushur dhe vazhdon të përmbushë secilin prej kushteve për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Konkluzionet e Këshillit të miratuara nga shtetet tona anëtare në dhjetor 2021 i njohin këto arritje. BE-ja është e vendosur të ecë përpara me bisedimet e anëtarësimit dhe unë besoj se Konferenca e parë Ndërqeveritare do të mbahet këtë vit sa më shpejt që të jetë e mundur./ DW



Ju sugjerojmë

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

11 Maj, 2025 9:02 am
Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
Aktualitet

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

11 Maj, 2025 8:52 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Aktualitet

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

11 Maj, 2025 8:39 am
Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
Aktualitet

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

11 Maj, 2025 8:30 am
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

Shqipëria voton/Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë!

11 Maj, 2025 8:23 am
Nis 36 minuta me vonesë votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ankesat e qytetarëve
Aktualitet

Nis 36 minuta me vonesë votimi në njësinë nr. 5 në Tiranë, ankesat e qytetarëve

11 Maj, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 maj 2025

11 Maj, 2025 8:18 am
Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Vrau kinematografen gjatë xhirimeve, aktori Alec Baldwin paditet nga familjarët

Vrau kinematografen gjatë xhirimeve, aktori Alec Baldwin paditet nga familjarët

A foli me Blinken për Berishën non grata? Përgjigja e Ramës për gazetarët

A foli me Blinken për Berishën non grata? Përgjigja e Ramës për gazetarët
















TE FUNDIT

“Kandidatët për deputetë tentojnë të futen në QV-të ”/ Celibashi: Është e ndaluar..

SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
11 Maj, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pasur një reagim ditën e sotme sa i takon procesit të votimit. Celibashi...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!

Kryeparlamentarja voton te “Parku Olimpik”/ Spiropali: Ushtroni të drejtën e votës!
11 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali votoi sot në qendrën e votimit te “Parku Olimpik” në Tiranë.  Pasi votoi në këtë...

Lexo më shumë

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!

“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
11 Maj, 2025

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar teksa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen...

Lexo më shumë

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…

Mosha e tretë probleme me votimin elektronik, qytetari: E vështirë për ne…
11 Maj, 2025

Në njësinë nr. 10 në Tiranë votohet në mënyrë elektronike. Mosha e tretë ka hasur probleme me këtë mënyrë votimi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com