-U tha në Opinion

A foli me Blinken për Berishën non grata? Përgjigja e Ramës për gazetarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:28 - 15/02/22 |
el ida

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryeministri Rama është takuar sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Për gazetarët shqiptarë që ndoqën këto zhvillime në SHBA, Rama ka dalë më pas në një konferencë shtypi, ku është pyetur lidhur me detajet e takimit.

Gazetarja e TV Klan Elja Zotka tha në emisionin “Opinion” se Rama ka pohuar që Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur, ndërsa u shpreh se ai nuk ka komentuar nëse pjesë e bisedës ka qenë shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha dhe procesi i shkarkimit të presidentit Meta.

“Rama tha se është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzojë asnjë minutë dhe tha se ai nuk ka asnjë meritë apo nuk ka gisht për shpalljen non grata të Berishës nga SHBA”, u shpreh gazetarja, ndërsa shtoi se Kryeministri nuk pranoi të flasë lidhur me ndonjë kalkulim të mundshëm për çështjen e presidentit, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin./Opinion.al

Pas