Duket e pabesueshme. Nuk dihet se sa e vërtetë është por tifozët e Skraparit, një ekip që militon në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar i kërkojnë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili është nga ky qytet, që të bëhet President i ekipit të Futbollit të Skraparit. Nuk dihet se sa do ta pranojë Meta këtë ftesë, jo më shumë për aktivitetin e tij të ngjeshur politik, po për vetë financat që kërkon një sipërmarrje e tillë, për më tepër kur Meta është shprehur se nuk ka as makinë, por lëviz me makinën e shtetit. Gjithsesi skraparllinjtë besojnë se më të në krye Skrapari mund të shkojë edhe në Champions League.