Dhunimi i fëmijëve nga prindërit tashmë ndalohet me ligj në Skoci. Sidoqoftë sipas sondazheve raportohet se pjesa më e madhe e skocezëve dhe konservatorët janë kundër këtij ligji të ri.
Kështu, Skocia bëhet vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që miraton një ligj i cili vendos të ndalojë dënimet fizike. Deri më tani ashtu si në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, ligji autorizonte një përdorim të arsyeshëm të forcës në familje për të edukuar dhe dënuar fëmijët.
Ligji u prezantua nga qeveria e kryeministres Nikola Sturxheon, partia e së cilës ka mazhorancën në parlament. Propozimi skocez për këtë ligj u mbështet dhe nga një deputet i gjelbër, si dhe nga laburistë e liberaldemokratë, si dhe nga disa organizata joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve./Opinion.al