Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’kishte gëzhoja në vendngjarje, ish-deputeti u vra me pistoletë të futur në qese

2021/12/05 at 3:12 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
S’kishte gëzhoja në vendngjarje, ish-deputeti u vra me pistoletë të futur në qese

Klan News ka siguruar të dhëna të tjera nga dosja hetimore e vrasjes së ish-zyrtarit Pashk Ujka, i cili u qëllua për vdekje me një plumb nga një pistoletë me silenciatorë. Autorët e dyshuar të arrestuar tashmë, Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, duket se e kanë vëzhguar prej kohësh viktimën para se ta ekzekutonin.


Autorët e kanë ndjekur dhe pak momente para ngjarjes, kur viktima sapo kishte blerë një paketë cigare dhe ishte nisur drejt banesës bashkë me vëllain dhe bashkëshorten. Në momentin, kur kanë kaluar pranë shatërvanit, kamerat e sigurisë së një banke të nivelit të dytë, kanë filmuar autorët që i afrohen me hap të shpejtë dhe e qëllojnë shënjestrën e tyre. Duke iu referuar po këtyre pamjeve filmike, hetimet kanë zbuluar se autorët ishin të veshur me të zeza dhe ishin trupa të mbushur, të ngjashëm me dy të arrestuarit. Ata mbanin kapele të zeza me strehë, doreza dhe maskë Covidi. Po në këto pamje duket qartë se autori mban në duar një qese të bardhë që mbulonte një çantë, ku dyshohet se ishte fshehur arma e ekzekutimit. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes së Pashk Ujkës me babain e Kristianit, Aleksandër Kelmendi.  Kjo për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima. Sipas djalit të biznesmenit të vrarë, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa në deklaratën e tij Kelmendi ka thënë se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mijë Eurosh viktimës.

Një tjetër provë e fortë është gjetja e barutit në gishtat e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës. Të dy të arrestuarit kanë thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë. Sa i takon barutit, ata kanë deklaruar se kanë qenë në një poligon qitjeje.

Dy të rinjtë janë ndaluar në Morinë më datë 30 Nëntor, kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Referuar sistemit TIMS, Kristiani rezulton në Shqipëri, pasi është futur më datë 24 Nëntor dhe më pas sërish më datën 30 Nëntor. Gjykata e Shkodrës i la në burg  me afat 30 ditë për dy të rinjtë, ndërkohë që pritet të shqyrtohen si provë materiale pamjet filmike në poligonin e qitjes në Kosovë, si dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik./Klan News

Etiketa: Pashk Ujkapistoleta ne qeseshkoderu vra


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Arrihet marrëveshja mes Zaev dhe Afrim Gashit,ja institucionet që i merr qeverisë

Arrihet marrëveshja mes Zaev dhe Afrim Gashit,ja institucionet që i merr qeverisë

Situata drejt përmirësimit, vetëm 8 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Një person humb jetën dhe vetëm 3 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Kosovë/ Më 6 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë

Kosovë/ Më 6 dhjetor do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}