Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKENOGRAFI APO REHABILITIM?

2016/04/06 at 10:27 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
SKENOGRAFI APO REHABILITIM?

Nga ARDIAN VEHBIU


Në dermatologji, alopecia areata quhet një lloj sëmundjeje që shoqërohet me rënien e plotë të qimeve në zona të caktuara të skalpit, zakonisht në formë të rrumbullakët; prej kohësh kemi kërkuar që në fjalorët të shtohet edhe një kuptim i dytë i kësaj fjale, i cili t’i referohet haptazi Sheshit Skënderbej në Tiranë.

Me sheshin janë marrë rregullisht të gjitha regjimet dhe pushtetet që ka njohur Tirana si qytet dhe si kryeqytet; dhe tani i ka ardhur radha Bashkisë së Erion Veliajt, me mbështetjen bujare të kryeministrit Edi Rama, për të paraqitur projektin n+1 për ta rishkruar palimpsestin.

Si edhe herë të tjera kjo u shoqërua me disa nga ato vizatimet me bojëra, të cilat të gjithëve na pëlqejnë pa masë; dhe me shifra quasi teknokratike, të tipit:

[P]rojekti do të sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen me 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh.

(U përpoqa të përfytyroj 4400 shkurre të ulëta, por nuk ia dola dot.)

Te projekti u ndal edhe vetë kryeministri Rama (me cilësinë e kryebashkiakut të dikurshëm), për ta quajtur “ndërhyrje dhe transformim të jashtëzakonshëm të Tiranës”. Po t’i besoje titullit të gazetës “Dita”, kryeministri kish thënë edhe se sheshi do të kthehej në identitet, çfarë më acaroi menjëherë si shprehje; por nuk e gjeta këtë “kthim në identitet” gjëkundi, në tekstin e fjalës së Ramës.

Në fakt, identiteti i vetëm i sheshit Skënderbej, përtej faktit që ky gjendet në qendër të Tiranës dhe mban emrin dhe statujën e Gjergj Kastriotit, ka qenë që të shndërrohet në diçka tjetër, sipas mundësive dhe orekseve të pushteteve.

Nga vizatimet me ngjyra të sjella për të ilustruar projektin e ri, më krijohet përshtypja – qoftë e gabuar – se edhe ky projekt nuk arrin ta kuptojë se çfarë e integron një shesh në strukturën urbane dhe çfarë e bën këtë strukturë tërheqëse për njerëzit.

Dhe pikërisht: çdo përpjekje për rehabilitimin e një sheshi, duhet të marrë parasysh (1) se çfarë e rrethon sheshin, ose përdorimin publik të ndërtesave që ka sheshi përreth dhe (2) çfarë do të bëjnë njerëzit në këtë hapësirë, e cila do të jetë fatmirësisht pedonale.

Nuk pashë në vizatimet as pemë, as stola, as pellgje dekorative as struktura të tjera që ta thyenin hapësirën e rrafshtë dhe që t’i ftojnë qytetarët të kalojnë pak kohë atje; në verë ma merr mendje se vapa do të jetë e papërballueshme, sikurse në dimër do të jetë i papërballueshëm të ftohtit.

Sot për sot, sheshin e vret amortizimi i rëndë i Pallatit të Kulturës dhe kotësia e krejt zonës midis Muzeut Historik dhe Bankës së Shtetit; ka shumë hapësirë të kotë, agorafobike, e cila nuk shërben për asgjë dhe duhet mbushur me diçka. Sikurse e vret edhe ajo gjëja e gjelbër dhe qesharake, me të cilën e kanë rrethuar statujën e Skënderbeut.

Siç e mendoj unë, sheshi ka nevojë urgjente të zvogëlohet dhe alopecia të mjekohet në mënyrë agresive.

Në fjalën e vet, kryebashkiaku Veliaj nuk arriti dot të shmangë kitsch-in kombëtarist, duke shpjeguar se

sheshi do të përfaqësojë unitetin kombëtar, jo vetëm se gjendet në zemër të Tiranës, por edhe për faktin se konceptimi i tij e përfaqëson totalisht unitetin tonë kombëtar.

Kjo nuk ka natyrisht lidhje me sheshin si element urbanistik, por me simbolikën e sheshit si monument të diçkaje tjetër, këtë herë të “unitetit kombëtar”; sheshi është i Tiranës dhe i qytetarëve të Tiranës, jo në funksion idesh abstrakte dhe populiste.

Dhe aq më tepër që:

Elementët kryesorë të këtij projekti, janë gjelbërimi, gurët natyralë, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vetë sheshit. Gurët natyralë do të jenë në formën e pllakave të gurit, me trashësi 10-12 cm, që do të merren nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj.

Sërish prezantimi rrëshqet nga rrafshi funksional dhe rbanistik drejt rrafshit simbolik dhe në thelb kitsch: guri është gjë pa jetë, nuk merr pjesë as në histori as në kulturë, dhe nuk ka kuptim që të thuash se ky gur vjen nga Gjirokastra ose nga Bilishti, meqë guri ka qenë atje para se të ekzistonin Gjirokastra dhe Bilishti; dhe atje do të mbetet edhe kur Gjirokastra dhe Bilishti të mos jenë më.

Vetë fjalia e parë, e paraqitjes së projektit në faqen e Bashkisë Tiranë, dëshmon për një konceptim ende të sipërfaqshëm:

Tirana do të ketë një shesh të sajin qendror, kushtuar tërësisht këmbësorëve, me gurë dhe bimësi nga të gjitha krahinat shqiptare.

Në fakt, Tirana e ka sheshin e vet sikurse edhe e ka pasur, por nuk arrin ta mbushë me kuptim; sepse ky i tanishmi nuk është shesh, por sëmundje e lëkurës urbane – ose rënie masive qimesh; dhe sa për gurët dhe bimësinë nga të gjitha krahinat shqiptare, kjo nuk më duket aq e rëndësishme, sa të përmendet që në krye; meqë sidoqë të jetë ky shesh i rikonceptuar, ai nuk do të jetë as park gjeografik, as monument i topografisë kombëtariste.

Përndryshe, disa elemente të projektit duhen përshëndetur menjëherë, që nga pedonalizimi – i domosdoshëm, te kthimi i ujit në shesh.

Por a mjafton kjo për t’i kthyer tiranasit në sheshin Skënderbej? Kam frikë se jo, në qoftë se nuk ndërhyhet në strukturat përreth sheshit për t’i rehabilituar, ose edhe në vetë hapësirën tashmë të dëmtuar nga sëmundja, për të ngritur struktura qoftë edhe të përkohshme – përfshi ato komercialet.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se:

“[S]heshi do të kthehet në një pedonale dhe do t’u ofrojë mundësinë banorëve që të shkëputen për një moment nga jeta e përditshme e qytetit.”

Me një formulim që lë të kuptohet sikur jeta e përditshme e qytetit fillon dhe mbaron meautomobilin; dhe sidomos, që kundërshton atë çka mua do të më dukej premisa elementare e çdo projekti që ka të bëjë me qendrën e Tiranës: sheshi Skënderbej duhet absolutisht të kthehet dhe të mbetet pjesë integrale e jetës së përditshme të qytetit; dhe jo një mundësi për t’u shkëputur prej saj.

Frekuentimi i vendeve të tilla kërkon edhe krijim të zakonit; dhe kjo nuk bëhet me marifete si ato të gurëve dhe të shkurreve të ulëta; çfarë do t’i bëjë tiranasit të kthehen në shesh, dhe jo vetëm për ta kapërcyer?

Deri më tash, nga sa pashë nga materialet e vëna në dispozicion për publikun, përfshi këtu edhe vizatimet me ngjyra, kam frikë se koncepti i ri për sheshin Skënderbej nuk është ende urbanistik, as funksional, por thjesht skenografik; ku sundojnë, për fat të keq, elementet simbolike dhe fjalë politikisht të dëshiruara si “gjelbërimi” etj.

Kryebashkiaku Veliaj dhe ekipi i tij kanë ende mjaft kohë për t’u konsultuar me grupet e qytetarëve të Tiranës, për të marrë vesh nëse ky projekt u pëlqen apo jo atyre dhe se çfarë mund të përmirësohet ende; ka rëndësi kritike që këto këshillime dhe debate të mbahen larg pseudo-përplasjeve partitokratike, që deri më sot ia kanë nxirë jetën shoqërisë civile.

Qofsha i gabuar, por më duket se ky koncept i Veliajt për jetën e përditshme të qytetit si diçka përherë në lëvizje lidhet edhe me kultin e punës, të cilin ai e ka fort për zemër. Por qyteti nuk mund të jetë vend pune, përveçse për ata që merren me mirëmbajtjen e tij. Në këtë kuptim, një stol në park është më thelbësisht pjesë e qytetit se një zyrë. /Peisazhe.com



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Olta Gixhari i bashkohet “turmës”, ja arsyeja

Olta Gixhari i bashkohet "turmës", ja arsyeja

Me celular

E bukura e vetmuar

Krimi në familje/ Ilda la dy fëmijë të mitur

Krimi në familje/ Ilda la dy fëmijë të mitur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}