Kronikë

Skenë si në filma! Zbresin me dhunë shoferin dhe i vjedhin mjetin, 2 të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 11/02/22 |
Opi Nion

Një skenë si në filma ka ndodhur në Poliçan, ku dy persona kanë zbritur më dhunë shoferin dhe i kanë vjedhur makinën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos”.

Oficerët e Policisë, pasi morën njoftim për rastin, kanë organizuar punën duke ushtruar kontrolle dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorëve, të cilët në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R. Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim./Opinion.al

Pas