Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skenari “apokaliptik” për Hillari Klintonin

2016/04/29 at 10:42 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Skenari “apokaliptik” për Hillari Klintonin

Nga Mark Embajdner


Në pamje të parë, gjithçka dukej se shkonte vaj për Hilari Klinton në Nju Jork javën e shkuar, dhe paraqiste një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Gjatë paraprakeve, ajo fitoi më shumë se 1 milionë vota – pothuajse dyfishi i 525.000 votave të Donald Trampit. Plus, ajo është një demokrate. Dhe një banore e Nju Jorkut. Ajo do të shtrydhë atë në vjeshtë, apo jo?

Dhe pastaj do ta fshijë përmes një fitoreje me një lumë votash zgjedhore, ndryshe nga çdo gjë tjetër që kemi parë që nga viti 1984? E pra, ndoshta. Mbase edhe është e mundur. Por mos e merrni të mirëqenë. Shumë ekspertë parashikojnë në fakt se Tramp mund të mundë Klintonin në Nju Jork.

Shumica e tyre përdorin dy argumente në arsyetimin e tyre: Së pari, apeli i tij ndaj votuesve të klasës punëtore të bardhë është i fortë; dhe së dyti ai është më shumë i përafërt me ta, i lindur dhe rritur në Nju Jork sesa Klintoni, dhe premton një shtet të fortë.

Të dyja këto argumente janë të vërteta. Për më tepër, parapraket e Nju Jorkut u mbyllën – nuk u lejua asnjë i pavarur – dhe për shkak se demokratët tejkaluan republikanët në shtetin e Nju Jorkut me një diferencë dy me një, votave totale e madhe e Hilari ishte pikërisht ajo që dikush do të priste, nëse Klinton do të kishte të njëjtin nivel përkrahjeje organike në mesin të demokratëve, sikurse ndodhi me Tramp në mesin e republikanëve.

Ndërkohë ka një tjetër paralajmërim: Tramp garon kundër dy kandidatëve të tjerë; Klinton vetëm kundër njërit. Kjo e zvogëlon më tej forcën e fitores së saj. Dhe një tjetër: Sondazhet tregojnë se votuesit e pavarur, që nuk mundën të votonin për shkak të rregullave në parapraket e Nju Jorkut, do të kishin mbështetur ose Trampin ose Bërni Sandersin; pak prej tyre do të kishin preferuar Klintonin.

Një copëz e fundit nga sondazhet: 20 për qind e mbështetësve të Sanders, shprehen se do të mbështesin Trampin në vjeshtë kundër Klintonin. Megjithatë, unë vendosmërisht besoj se Hilari do të fitojë në Nju Jork në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

Më poshtë po rendis 4 arsyet:

1. Grupi i njerëzve që votojnë në zgjedhjet paraprake përputhet me të, por është më i vogël se grupi i atyre që votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Është shumë e vështirë të ndërtohet një argument në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme në bazë të ndonjë grumbullimitë caktuar të fakteve rreth zgjedhjeve paraprakeve. Në parim, unë prirem të paralajmëroj njerëzit të mos shkojnë shumë larg me parashikimet.

2. Po, Tramp ia ka dalë të tërheqë në zgjedhjet paraprake një tufë republikanësh dhe të pavarurish me prirje republikanë, të cilët zakonisht votojnë vetëm në zgjedhjet e përgjithshme. Por në përgjithësi, këta njerëz votojnë vetëm republikanët. Ata e quajnë veten të pavarur, por ata janë funksionalisht republikanë. E gjitha kjo nuk do të thotë shumë mbi aftësinë e Trampit, për të zgjeruar koalicionin e partisë deri në vjeshtë.

3. Tramp ka probleme të mëdha me gratë republikane. Dhe ato nuk janë duke u zhdukur.

4. Çdo sondazh i përgjithshëm mbi zgjedhjet që unë kam parë në Nju Jork, ka konfirmuar kryesimin e Klintonit me me një numër 2-shifror. Trampit do t’i duhet të fitojë mbështetjen e shumicës dërrmuese të klasës punëtore të bardhë, dhe në një farë mënyre t’ia dalë të tkurrë diferencën e pritshme të fitores së Klintonit në mesin e votuesve zezakë dhe ameriano-latinë në qytetin e Nju Jorkut. Atij do t’i duhet të fitojë mbështetjen e grave në Nasau dhe kontenë e Uestçesterit; është e vështirë të shihet se si dhe çfarë mund të bëjë Klintoni që të mund të armiqësohet me këtë trupë zgjedhore në mënyrë përfundimtare.

Kjo mund të ndodhë nëse ajo akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë, për rolin e vet në keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar. Po, ekziston një mundësi – jashtëzakonisht e vogël, bazuar mbi faktet që njohim, por një nga ato që nuk ekziston – është ajo që nxit këtë lloj të menduari katastrofik. Shumë demokratë duket se supozojnë se Klintoni do të jetë shumë më e rrezikuar në vjeshtë nga sa është tani, kur rendetja e saj favorizuese është më e ulëta se e çdo kandidati tjetër përveç Trampit.

Shumëkush mendon se ky i fundit do të drejtojë një fushatë të tipit të ‘tokës së djegur’ kundër Klintonit, dhe se do të përpiqet ta diskretitojë imazhin e saj në mesin e grave, duke vënë në dukje se si Klinton shmangej dhe u përpoq të diskreditonte grate, të cilat e akuzonin presidentin Klinton për lidhjet e tij jashtëmartesore.

Deri në muajin nëntor, Klinton në mënyrë të pashmangshme do të jetë shumë më e dobët nga sa është tani, dhe se për rrjedhojë ajo mund të humbasë shtetet blu si Nju Jorku. Është e vërtetë, kjo mund të ndodhë. por unë nuk do të vija bast për të. /“The Week” – Në shqip nga www.bota.al



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Beyonce dhe Jay-Z, ku unazat e martesës?!

Beyonce dhe Jay-Z, ku unazat e martesës?!

Shkodër/ Buxheti. përçahet maxhoranca: LSI bashkon votat me PD-në

Shkodër/ Buxheti. përçahet maxhoranca: LSI bashkon votat me PD-në

Shkodër/ Buxheti, Socialistët bashkojnë votat me PD-në. Çfarë po ndodh?

Shkodër/ Buxheti, Socialistët bashkojnë votat me PD-në. Çfarë po ndodh?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com