Aktualitet

Skemë mashtruese me TVSH-në, arrestohet 61-vjeçari


               Publikuar në : 13:42 - 16/08/19 |
el ida

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për krijimin e një skeme mashtruese lidhur me TVSH-Në.

Robert Shabani është arrestuar nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Kjo masë vjen për shkak se dyshohet për krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (tvsh), si dhe për falsifikim të vulave, formularëve dhe stampave./Opinion.al

Pas