Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skavica si një problem kombëtar e jo lokal

2016/01/19 at 10:07 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili: Ikja nga parlamenti, ishte humor..

Nga Petrit Vasili-


Motivimi për të shkruar këto radhë ishte mjaft i fortë, pasi u njoha me shqetësimet e specialistëve të energjetikës për problemin, që lidhet me domosdoshmërinë strategjike të ndërtimit të  HEC Skavicës shumë më parë se sa ndërtimi i HEC Katundi i ri, që do të dëmtonte sipas mendimit të tyre në mënyrë të pakthyeshme të gjithë zhvillimin afatgjatë të kaskadës mbi lumin Drin.

Në Shqipëri shpesh herë, për fat të keq qëndrimet ndaj zgjidhjeve afatgjata kanë qenë sipërfaqësore, të motivuara nga vlerësime të çastit dhe jo të perspektivës dhe për pasojë vendi është ndeshur më pas me pasojat e tyre negative e të pakthyeshme.   Çështja e qëndrimit ndaj sistemit energjetik shqiptar dhe kaskadës së Drinit në veçanti është prova direkte e një qëndrimi të tillë.

Pyetja shtrohet:A do trajtohet kaskada e Drinit si një çështje kombëtare apo si një problem i vogël lokal?

Shqipëria ka fituar edhe me marrëveshjet ndërkombëtare  të nënshkruara me palën jugosllave në atë kohë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve energjetike të Drinit të Zi deri në kuotën 485 metër mbi nivelin e detit dhe dihet që marrëveshje të tilla janë mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme zhvillimi dhe të drejta të tilla janë të pamundura të fitohen përsëri, pasi ato krijojnë mundësi reale për një shfrytëzim maksimal të potencialeve energjetike të vendit.

Fakti që HEC-et e lumit Drin prodhojnë rreth 90% të energjisë së vendit imponon një qëndrim strategjik, kombëtar dhe afatgjatë dhe detyrimisht edhe projektet energjetike në kaskadën e lumit Drin duhet të jenë të tilla.

Konkretisht fjala është për ndërtimin e HEC-Skavicës i cili është argumentuar gjerësisht sipas studimeve shumë të thelluara të viteve më parë, por edhe të atyre më të fundit se është një zgjidhje kyç për të gjithë kaskadën mbi lumin Drin.

Argumentet e specialistëve janë shumë të qarta dhe lehtësojnë dhe vendimmarrjen:

Së pari realizimi i një projekti të tillë do bënte rregullimin shumëvjeçar të liqenit të Fierzës pasi aktualisht ai ka një rregullim vjetor dhe për këtë shkak aktualisht luhatjet në liqenin e Fierzës janë shumë të mëdha dhe këtë e konstaton edhe një qytetar i thjeshtë, pra arrin në nivele minimale në muajt e verës dhe arrin në nivele maksimale në disa muaj të tjerë të vitit duke u shoqëruar me shkarkime shumë të mëdha uji, që nuk prodhojnë energji si dhe që shkaktojnë përmbytje masive dhe me pasoja të rënda me të cilat banorët e zonave të gjera janë ndeshur shpesh.

Së dyti, realizimi i një projekti të tillë strategjik do të bënte pra një rregullim shumëvjeçar të kaskadës së Drinit dhe do të optimizonte prodhimin e energjisë në të gjithë kaskadën, pra do të sillte një eficiencë ekonomike shumë më të lartë dhe do të evitonte edhe një plagë tepër të rëndë si atë të përmbytjeve.

Argumentet shteruese të specialistëve kërkojnë një reflektim të thellë dhe një konsultim të gjerë, që do të mundësonte vendimmarrje afatgjata dhe në dobi të ekonomisë së vendit, por edhe të shfrytëzimit maksimal dhe efektiv të risurseve energjetike të vendit, pasi propozimi i ndërtimit te psh.i HEC Katundi i ri me kuota maksimale mjaft më të ulëta deri në 400 metër, do të bënte të pamundur ndërtimin e Kompleksit Hidroenergjetik Skavicë me kuota shfrytëzimi 445 metër dhe kuotë maksimale 485 metër, duke sjellë për pasojë humbje të mëdha në kapacitetet e shfrytëzimit si dhe pamundësinë e rregullimit shumëvjeçar të liqenit të Fierzës me të gjithë pasojat e rënda ekonomiko-sociale që ajo sjell.

Vendime te tilla kaq të rëndësishme dhe me pasoja kaq të mëdha për ekonominë dhe energjetikën si dhe me humbje mundësish të paçmuara kërkojnë vizion, transparencë, debat dhe trajtim si problem realisht kombëtar dhe aspak si një problem lokal, pavarësisht nga çdo qëllim i mirë i momentit.

Vendi ka ende për fat të mirë ekspertë nga më të mirët në Europë, që duhet të përfshihen në këtë debat dhe të dëgjohen nga ne të gjithë.



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
Bota

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

20 Qershor, 2026 10:59 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

20 Qershor, 2026 10:47 am
Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

20 Qershor, 2026 10:29 am
PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Para
Tanja Porja: Ja si do të jetë moti në ditët në vazhdim

Tanja Porja: Ja si do të jetë moti në ditët në vazhdim

Studimi/ Meshkujt që flasin shumë në celular, rrezikojnë sterilitetin

Studimi/ Meshkujt që flasin shumë në celular, rrezikojnë sterilitetin

Vdes xhihadisti John, konfirmohet nga ISIS

Vdes xhihadisti John, konfirmohet nga ISIS

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shekulli i XXI po prodhon proletariatin e Algoritmit. Sipas kryeministrit Rama, fuqia e algoritmit...

Lexo më shumë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke thënë se në epokën e...

Lexo më shumë

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i konsideroi  protestat e qytetarëve për pakënaqësitë ndaj klasës poltike, dhe projektin në Zvërnec si një shembull...

Lexo më shumë

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
20 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}