Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali tek COVID-2, Gjykata jep vendimin për Tire Alldervishin

2021/01/14 at 10:36 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali tek COVID-2, Gjykata jep vendimin për Tire Alldervishin

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për sanitaren Tire Alldërvishi, që u shtir si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” duke marrë 8 milionë lekë nga familjarët e të sëmurës me-Covid-19.

Gjyqtarja i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë nëse bëhet fjalë për një skemë që është përdorur edhe ndaj pacientëve të tjerë.

“Sanitarja i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Sanitarja Alldervishi në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Gjatë turnit të natës merrte më shumë para”,-tha organi i akuzës.

Sanitarja i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Alldervishi e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Ndëkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE: Korrupsioni tek COVID2, publikohen mesazhet e viktimës: Mos më lër të vdes

Arrestimi i sanitares erdhi pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop”, ku rezultonte se Tire Alldervishi ishte prezantuar si infermiere tek shtetasja E. S., duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuar të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë te Spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”. Bëhet me dijes e aktualisht nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

Pas bërjes publik të rastit të korrupsionit, ka reaguar menjëherë  Ministra e Shëndetësisë. Përmes një njoftimi ministria ka dënuar veprimin e rëndë të sanitares, duke urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të saj, nërsa ka kërkuar edhe hetimin e plotë për rastin.

“Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.”-  citohet në njoftim.

Njoftim i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi”  shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Dy avokatet e Tire Alldervishit: Nuk është mirë nga ana psikologjike

Dy avokatet e Tire Alldervishit: Nuk është mirë nga ana psikologjike

Humb jetë 94-vjeçari nga Kavaja, dyshohet se nipi i vuri zjarrin banesës

Humb jetë 94-vjeçari nga Kavaja, dyshohet se nipi i vuri zjarrin banesës

Bisedat, si e zbuloi denoncuesja se Tire Alldervishi ishte sanitare

Bisedat, si e zbuloi denoncuesja se Tire Alldervishi ishte sanitare

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com