Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve

2025/07/01 at 10:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal në shkollën elitare franceze, mbi 200 raste abuzimi ndaj fëmijëve

Në shkollën elitare katolike Notre-Dame de Bétharram, në jug të Francës është zbuluar një nga skandalet më tronditëse të arsimit francez, ku qindra ish-nxënës kanë denoncuar dhunë fizike, përdhunime dhe abuzime seksuale sistematike që kanë ndodhur nga viti 1957 deri në 2004-ën.


Një nga viktimat, Pascal Gélie kujton se shkolla e promovuar si vend për sport dhe miqësi u shndërrua në një “terror absolut”.

Po sipas tij fëmijët rriheshin deri në humbje të ndjenjave, detyroheshin të qëndronin jashtë në të ftohtë për orë të tëra dhe u nënshtruan poshtërimeve të vazhdueshme.

“Ishim 40 vetë në një konvikt me dyshekë të shkatërruar. Kur i pëshpërita një djali tjetër të më jepte letër higjienike për në banjë, kujdestari më kapi nga fytyra dhe më tregoi tarracën prej guri jashtë. Dikush më tha të merrja pallton sepse mund të detyroheshim të qëndronim jashtë për orë të tëra në të ftohtë dhe lagështi. Mua më lanë të qëndroja atje gjithë natën. Ky ishte vetëm fillimi, goditje të rregullta në kokë, fëmijë të goditur aq fort sa që përfundonin me gjak. Pashë një djalë që iu këputën flokët nga rrënjët. Një tjetër u godit aq fort, sa humbi 40% të dëgjimit. Ndonjëherë na detyronin të qëndronim në këmbë pranë shtratit për orë të tëra gjatë natës sepse dikush kishte pëshpëritur, ose na përmbysnin shtratin ndërsa ishim brenda. Ishte terror i vërtetë”, tha Gélie, tani një punonjës zyre 51-vjeçar nga Bordo.

Boris, tashmë 51 vjeç, i cili tani punon në menaxhimin e eventeve dha një tjetër dëshmi

“Bétharram ishte si një supermarket për grabitqarët seksualë, dhe ata nga ne që u abuzuam seksualisht apo u përdhunuan shpesh kishin të njëjtin profil: fëmijë të brishtë me prindër të ndarë ose të vdekur”, tha ai.

Ai vinte nga një familje e varfër me një prind të vetëm në Bordo dhe u dërgua në Bétharram në moshën 13-vjeçare, në mënyrë ironike sepse nëna e tij donte ta mbronte. Në moshën 12-vjeçare, ai ishte shënjestruar nga një grup abuzuesish në Bordo që u bënë miq me të në pishinën lokale dhe e abuzuan seksualisht për disa muaj.

Disa nga rastet më të rënda përfshijnë priftin Pierre Silviet-Carricart, i akuzuar për sulme seksuale ndaj nxënësve të mitur, njëri prej të cilëve ishte abuzuar pikërisht në ditën e varrimit të babait. Carricart u arrestua, por më vonë u lejua të largohej në Romë, ku kreu vetëvrasje.

Më shumë se 200 kallëzime ligjore janë depozituar, ku 90 përfshijnë dhunë seksuale ose përdhunim. Vetëm dy prej tyre kanë çuar deri tani në akuza penale, pasi shumica kanë kaluar afatin e parashkrimit.

Skandali po godet edhe sferën politike franceze, pasi kryeministri François Bayrou, ish-ministër i Arsimit dhe prind i disa nxënësve në këtë shkollë, është pyetur nga parlamenti nëse kishte dijeni për abuzimet dhe nëse i kishte mbuluar ato. Ai ka mohuar çdo përfshirje. Ndërkohë, një grup ish-nxënësish kanë nisur një fushatë ndërkombëtare për të kontaktuar të prekurit në vende ku rendi Bétharram ka vepruar, si Britania, Brazili, Tajlanda dhe Bregu i Fildishtë.

Kjo ngjarje pritet të sjellë një valë reformash ligjore, me ish-nxënësit që kërkojnë heqjen e afateve për denoncimin e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve. Një raport parlamentar me 50 rekomandime për parandalimin e dhunës në arsim pritet të publikohet këtë javë, duke theksuar dështimin e shtetit për të mbrojtur fëmijët.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave në vlerë 301 milionë dollarë për Italinë

6 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Kronikë

SPAK tha se është njohur me aktet e dosjes, reagojnë avokatët e Veliajt

6 Dhjetor, 2025 4:27 pm
Para
BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

Fier/ E dhunuan grabitësit e armatosur në banesë, 54-vjeçari: Më goditën me tytën e armës në kokë

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, arrestohet 36 vjeçari

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit

Telefoni i Laert Haxhiut në laboratorin e SPAK, çfarë shpresojnë të gjejnë hetuesit
















TE FUNDIT

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
6 Dhjetor, 2025

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të...

Lexo më shumë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
6 Dhjetor, 2025

Një telefonatë nga Cristiano Ronaldo ka gëzuar presidentin Donald Trump. Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com