Aktualitet

Situatë epidemiologjike e mirë, ISHP: Presim një verë të qetë nga Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 02/06/21 |
Opi Nion

Vera do të jetë e qetë dhe me raste sporadike sa i takon virusit pandemik Sars-Cov-2. Lajmin e kanë bërë të ditur për TVKlan ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, teksa thonë se trendi në rënie i përhapjes së infeksionit do të vijojë duke bërë që gjatë verës të kemi shumë pak të infektuar të rinj.

“Verën do ta kalojmë të qetë, pa shtim të numrit të rasteve. Stinë e qetë do të thotë një numër shumë i ulët deri në të papërfillshëm të rasteve. Nuk përjashtohet që një ditë të mos kemi raste dhe një tjetër të alternohet me pak raste”.

Ekspertët besojnë se Covid-19 nuk do të regjistrojë më valë epidemike edhe në dimër, pavarësisht rasteve që do të vijnë në rritje.

“Me parashikimet e deritanishme edhe Vjeshta do të kalojë e qetë pasi po kalojmë në imunitetin e popullatës. Virusi nuk është zhdukur dhe qarkullon. Nuk bëhet fjalë për valë, por raste të shkëputura do të kemi”.  

Që prej fillimit të epidemisë së Covid-19 në vendin tonë janë infektuar mbi 132 mijë qytetarë./Opinion.al

Pas