Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme, në zonën e Sevasterit.
Sipas tvklan mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Vatra e zjarrit është evidentuar në mëngjesin e sotëm, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë dhe shkurre.
Bëhet me dije se flakët ndodhen në lartësi, pranë malit të Sevasterit, ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.