Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin

2025/08/12 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata me zjarret në Tiranë/Nënkryetari Sulaj: Zjarrvënësit do përballen me ligjin

Në një kohë kur edhe Tirana po përballet me zjarret, nënkryetari i bashkisë Blendi Sulaj ka zbritur në terren këtë të martë, duke parë nga afër situatën dhe luftën e zjarrfikësve me flakët, nga ku ka paralajmëruar për ndëshkime të rrepta ndaj zjarrvënësve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit.

“Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese të përballen me forcën e ligjit.

Ne sigurojmë të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjmë të pamundurën që asnjë jetë e qytetarëve të mos rrezikohet apo edhe banesat e tyre”, deklaroi nënkryetari Sulaj gjatë vizitës së tij në terren.

Strukturat e Shërbimit Zjarrfikës, të Emergjencave Civile dhe Bashkisë së Tiranës janë angazhuar për të vënë në kontroll flakët e zjarrit me përmasave të konsiderueshme që kanë përfshirë prej disa ditësh fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr.

Administratorja e njësisë administrative Vaqarr, Jonida Mema theksoi se sot zjarret kanë marrë përmasa më të mëdha dhe se është dashur ndërhyrja nga ajri për të mbajtur nën kontroll flakët por strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.

“Ndodhemi në fshatin Damian, lagjja Tresaj. Situata u bë pak më emergjente. Zjarri ka marrë përmasa pak më të mëdha nga dje deri më sot. Jemi afër banesave. Forcat zjarrfikëse, Emergjencat, Bashkia janë në dispozicion.

Tani mbetemi me shpresë që çdo gjë të shkojë mbarë dhe me sukses në këtë situatë të vështirë. Terreni është i vështrë. Ne jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, u shpreh Mema./tvklan

Ju sugjerojmë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Para
Ushtria izraelite vret nëntë militantë palestinezë në Bregun Perëndimor

Kërkoi ndëshkimin e Izraelit/Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

TE FUNDIT

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
24 Nëntor, 2025

Plani i paqes me 28 pika i shpallur nga SHBA-të javën e kaluar “nuk ekziston më”, tha një këshilltar i...

Lexo më shumë

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
24 Nëntor, 2025

“Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës”. Kështu u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com