Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkoi ndëshkimin e Izraelit/Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re

2025/08/12 at 11:48 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria izraelite vret nëntë militantë palestinezë në Bregun Perëndimor

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur me përgjigjen e Qeverisë sa i përket palestinezëve.


Debati parlamentar u thirr pasi Qeveria e qendrës së djathtë tha se po peshon qëndrimin e saj nëse duhet të njohë ose jo një shtet palestinez.

Aleatja e ngushtë, Australia, të hënën iu bashkua Francës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke njoftuar se do të njohë shtetin palestinez në shtator, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Swarbrick, bashkëudhëheqëse e Partisë së Gjelbër, tha se Zelanda e Re është “vonuar” dhe mungesa e marrjes së një vendimi është e papranueshme, duke kërkuar nga anëtarët e Qeverisë që të mbështesin një projektligj “për të sanksionuar Izraelin për krime të luftës”.

Ky projektligj ishte propozuar nga partia e saj në mars dhe është mbështetur nga të gjitha partitë opozitare.

“Nëse ne gjejmë gjashtë nga 68 deputetët e Qeverisë që kanë shtyllë kurrizore, ne mund të jemi në anën e drejt të historisë”, tha Swarbrick.

Kryeparlamentari Gerry Brownlee thse kjo deklaratë ishte “krejtësisht e papranueshme”, duke i kërkuar deputetes që të tërheqë këto fjalë dhe të kërkojë falje. Swarbrick refuzoi të bëjë një gjë të tillë dhe më pas u urdhërua që të largohej nga Parlamenti.

Brownlee më vonë sqaroi se Swarbrick mund t’i kthehet punimeve të seancës plenare të mërkurën, por nëse deputetja sërish refuzon të kërkojë falje, ajo do të përjashtohet nga Parlamenti.

Zelanda e Re ka thënë se do të vendosë në shtator nëse do të njohë ose jo një shtet palestinez.

Ministri i Jashtëm, Winston Peters, i tha Parlamentit se muajin e ardhshëm Qeveria do të mbledhë informacione dhe do të bisedojë me partnerët dhe më pas do të marrë vendim për këtë çështje.

“Ne do ta peshojmë këtë vendim me kujdes dhe nuk do të ngutemi”, tha Peters.

Së bashku me Partinë e Gjelbër, partitë e tjera opozitare, Partia Laburiste dhe Te Pati Maori, mbështesin njohjen e shtetit palestinez.

Deputeti laburist, Peeni Henare, tha se Zelanda e Re ka një histori të fortë të qëndrimit mbi parimet dhe vlerat e saj dhe në këtë rast “po mbetet pas”./REL



Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

10 Qershor, 2026 11:12 am
Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
Aktualitet

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

10 Qershor, 2026 10:46 am
Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
Bota

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

10 Qershor, 2026 10:07 am
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
Kryesore

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

10 Qershor, 2026 10:03 am
Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt
Bota

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt

10 Qershor, 2026 10:01 am
Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin
Kronikë

Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin

10 Qershor, 2026 9:59 am
Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona

10 Qershor, 2026 9:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

10 Qershor, 2026 8:09 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Qershor, 2026 8:08 am
OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Para
Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

Trafikuan kanabis me përqindje të lartë THC/Në pranga dy të mitur, një në kërkim

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

Ndezi zjarr në tokën e marrë me qira dhe dogji pyje e 5 stane, arrestohet 40-vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

Tiranë/ Plagosi me thikë komshiun gjatë një konflikti, arrestohet 46 vjeçari
















TE FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
10 Qershor, 2026

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar të mërkurën e sotme në Lezhë, raporton gazetari Igli Çelmeta. Mësohet se shtetasi i...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
10 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një postimi të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei. Ky i fundit,...

Lexo më shumë

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
10 Qershor, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po rrisin rrezikun e urisë për miliona njerëz në...

Lexo më shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
10 Qershor, 2026

Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}