Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata Kosovë-Serbi/ Berisha: Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës

2023/10/04 at 4:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Situata Kosovë-Serbi/ Berisha: Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me situatën Kosovë-Serbi.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç padron ndërsa kryeministrin shqiptar si argat.

Ai thotë se Rama së bashku me Vuçiç mbështesin projektin e ndarjes së Kosovës.

Berisha dënon me forcën më të madhe përpjekjet luftënxitëse, destabilizuese të “argatit të Beogradit, Edi Rama dhe padronit të tij serbomadhit Vuçiç”, shprehet ai.

Si dhe ndër të tjera ai i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos të dënojë qëndrimet e këtyre autokratëve aventurierë që kërkojnë të ndryshojnë hartën e Ballkanit dhe të zhysin rajonin në një konflikt të ri me qëllimet e tyre.

“Kosova toka e askujt, toka e krimit!

Këtë deklaroi dje Pashiqi shqipfolës, Edi Rama!

Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës.

Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiç dhe Sergej Lavrov.

Ai si armik i egër, paraqet Kosovën si tokën e askujt, tokë e krimt dhe kërkon vendosjen nën kontrollin e KFOR-it të 1/3 së teritorit të saj dhe thirrjen e konferencës ndërkombëtare për zhbërjen e saj.

Të dashur miq, të damkosur para shqiptarëve dhe komunitetit euroatlantik, serbomadhi Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij shqipfolës, albanofob, Edi Rama, vazhdojnë përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Kështu Vuçiç pas aktit terrorist në Banjskë dhe dështimit të kryengritjes së armatosur të organizuar prej falangave të kontrolluara tërësisht prej tij dhe tërheqjes së detyruar të njësive ushtarake që dislokoi me qëllim fillimin e një konflikti të ri në rajon, ka mobilizuar të gjithë politikën dhe diplomacinë e tij me kërkesën e vendosjes e komunave të veriut nën kontrollin e KFOR.

Këtë kërkesë, që do të thotë de facto shkëputje e 1/3 së Kosovës nga territori i saj me qëllimin e vetëm ndarjen e Republikës së Kosovës, serbomadhi Vuçiç e argumenton me terrorin imagjinar të qeverisë Kurti, dhe në dhunimin po imagjinar në qindra e qindra rasteve të lirive dhe të të drejtave të banorëve serb në këto komuna nga minoranca shqiptare dhe policia e Kosovës.

Mashtrues ordiner Aleksander Vuçi, Goebelsi i Milosheviçit, që duhet të ishte prej vitesh në burg për genocidin dhe krimet e tij kundër njerëzimit, të kryera ndaj shqiptarëve harron se trillimet e tij banale mund t’i shesë vetëm në tregun e Radioçiçve të tij, Edi Ramve dhe askund tjetër. Liritë dhe të drejtat e banorëve serb në komunat në veri të Kosovës janë nën vezhgimin të vazhdueshem të OSBE, Euleks, dhe Agjensive të tjera ndërkombëtare. Kosova demokratike ka plotësuar të gjitha standartet për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Por në kërkesën e tij për vendosjen e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it, krijimin e Republikes së KFOR- it në 1/3 e territorit të Republikës së Kosovës, ai mbështetet publikisht nga argati i tij në Tiranë.

Në të njëjtën kohë me padronin e tij Vuçiç, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, i ciëlsuar këto ditë si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiq për shërbimet e tij të mëdha ndaj serbomadhisë dhe kundër Kosovës dhe kombit shqiptar, përsërit çdo ditë kërkesën e padronit të tij për vendosjen nën kontrollin e KFOR të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ky shqipfolës, albanofob në prononcime publike paraqet për llogari të Beogradit, Kosovën si tokën e askujt apo jashtë çdo kontolli. Kështu në një intervistë të publikuar dje në Financiale Times, Edi Rama lëshoi drejt Kosovës, vend sovran dhe i pavarur, me standartet demokratike më të mira në rajon, akuza të egra, armiqësore të cilat perveç Vuçiç dhe Sergej Lavrov nuk i ka bërë kush kurrë që nga viti që ajo ka shpallur pavarësinë deri sot.

Edi Rama për të mbështetur pa kushte kërkesën e padronit të tij shprehet: “Kosova është një votër e nxehtë. Ajo në vite është bërë toka e askujt në të cilën të gjitha llojet e krimeve gërshetohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri midis krimit dhe politikës është shuar” .

Kështu pra sipas këtij vasali të Beogradit, Kosova është toka e krimit ndaj dhe nuk ka pse të ekzistojë.

Të akuzosh Kosovën se është tokë e krimit është makabritet me të cilin më së paku përpiqesh të fshehë dhe maskojë sundimin me bjellivukët serb dhe shqiptar të lidhur me Ramën dhe Vuçiçin.

Përveç kësaj Edi Rama përsërit kërkesën e Vuçiçit dhe Lavrovit për thirrjen e një konference ndërkombëtare të cilën Beogradi dhe Kremlini e duan vetëm e vetëm të zhbëjnë arritjet 24 vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe më pas të pavaresisë dhe ta ndajnë atë.

Duke dënuar me forcën më të madhe përpjekjet luftënxitëse, destabilizuese të argatit të Beogradit, Edi Rama dhe padronit të tij serbomadhit Vuçiç i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos të denojë qëndrimet e këtyre autokratëve aventurierë që kërkojnë të ndryshojnë hartën e Ballkanit dhe të zhysin rajonin në një konflikt të ri me qëllimet e tyre, zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë”, shkruan Berisha./Opinion.al

Etiketa: edi ramakosovesali berishaserbi


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Zjarri në Kraps të Fierit, flakët përhapen drejt fshatrave të Patosit

Zjarri në Kraps të Fierit, flakët përhapen drejt fshatrave të Patosit

Rishi Sunak: Ka përfunduar epoka e artë e marrëdhënieve Britani-Kinë

Angli/ Sunak planifikon të rrisë çdo vit moshën e ligjshme të pirjes së duhanit

Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}