Aktualitet

Situata e rëndë nga aksidentet, Policia e Fierit: Ndëshkon 400 drejtues mjetesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 08/05/22 |
Opi Nion

Pas shtimit të aksidenteve rrugore, duket se policia ka vendosur të reagojë. Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Fier Valentin Florini duke marrë shkas nga aksidentet e shënuara në të gjithë vendin ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat.

Florini është shprehur se policia e Fierit do të ashpërsojë masat në veçanti për rastet e parakalimeve të gabuara, mos dhënies përparësi të këmbësoreve, mospërdorimit të rripit të sigurimit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Vetëm ditën e sotme policia rrugore ka marrë mbi 400 ndëshkuese ndaj përdoruesve të automjeteve në Fier. 200 masa janë dhënë për tejkalim të normave të shpejtësisë, 29 përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 27 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 49 masa administrative për parakalime të gabuara, 7 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, 82 masa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Shefi i sektorit rrugor është shprehur se policia e Fierit do të ndëshkojë çdo rast që përbën burim aksidenti.

 

Pas