16 sirianët e kapur një ditë më parë në Vërnik të Devollit do të sistemohen tek qendra e mbyllur, për shtetasit e huaj që hyjnë në mënyrë të parregullt në kufi, në Kareç të Vorës.
Ai do të jetë vendstrehimi i tyre deri në momentin e rikthimit në Greqi, pasi refuzuan azilin në Shqipëri.
Gjatë marrjes në pyetje nga specialistët e sektorit kufitar të policisë së Korçës, sirianët deklaruan gjithashtu se nuk kishin qëllim të ndalonin në Shqipëri dhe se më parë kishin qenë pjesë e kampit të Idhomenit në Selanik.