Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siria akuzon Izraelin për sulme ndaj aeroporteve të saj, rritet frika për luftë rajonale

2023/10/13 at 4:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Siria akuzon Izraelin për sulme ndaj aeroporteve të saj, rritet frika për luftë rajonale

Siria akuzoi Izraelin se ka sulmuar të enjten me raketa aeroportet në Damask dhe Alepo.

Sipas VOA, këto zhvillime vijnë mes një frike në rritje se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, mund të çojë në një luftë rajonale në Lindjen e Mesme.

Izraeli ka mobilizuar 360 mijë rezervistë pas sulmit nga militantët e Hamasit. Qindra tanke janë pozicionuar në kufi me Rripin e Gazës dhe një sulm tokësor duket i pashmangshëm.

Irani është një nga mbështetësit kryesorë të Hamasit dhe ekziston frika se sulmi mund të çojë në një konflikt më të gjerë në rajon.

“Nëse Izraeli do të kryejë një sulm tokësor në Gaze, mendoj se ekziston një shqetësim real që grupet e tjera që kanë mbështetjen e Iranit e që ndajnë të njëjtat qëllime me të apo urrejnë Izraelin, sikurse Irani, mund të përfshihen edhe ata në luftë”, thotë Barbara Slavin, analiste për Lindjen e Mesme në qendrën ‘Stimson’.

Këtu përfshihet Hezbollahu, një grup i fuqishëm militant me bazë në Liban e që mbështetet nga Irani. Ditët e fundit, forcat izraelite dhe luftëtarët e Hezbollahut kanë bërë sulme sporadike me raketa.

Autoritetet siriane bënë të ditur të enjten se Izraeli kishte sulmuar me raketa aeroportet në Damask dhe Alepo, duke dëmtuar pistat e avionëve. Izraeli nuk ka bërë komente mbi këtë çështje, por ka akuzuar më parë Sirinë, se ka lehtësuar dërgesat në armë nga Irani, për grupet militante në rajon.

Pas sulmit të Hamasit, politikanët izraelitë, të përfshirë nga përçarjet e forta të brendshme, u bashkuan duke formuar një qeveri uniteti. Kjo mund të ndalë përkohësisht armiqësitë e brendshme, thotë ish-i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Dennis Ross.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë një luftë të gjerë. Megjithëse Hezbollahu i kishte varur shpresat tek ndarjet e brendshme në Izrael mendoj se e kanë parë atë që ka ndodhur, pra ky nuk është më rasti, ndaj kjo gjë mund të zbusë interesin e tyre për një luftë gjithëpërfshirëse. Por sikurse thashë, Irani mund të ketë interes ta mbajë Hezbollahun si rezervë, në rast se ata mendojnë se mund të sulmohen nga Izraeli”, thotë ai.

Izraeli mund të përpiqet të zgjerojë sulmet kundër aleatëve dhe bashkëpunëtorëve të Iranit, përtej Gazës.

“Sigurisht ekziston gjithmonë potenciali që Izraeli të godasë diku tjetër. Jo vetëm Libanin, çka do të nxiste një luftë të tretë në Liban, por potencialisht të zgjeronte atë që tashmë është duke u zhvilluar mes Izraelit dhe Iranit në mënyrë indirekte, ajo që njihet si lufta mes luftërave, që përfshin elementin kibernetik dhe atë detar”, thotë Behnam Ben Taleblu, i Federatës për Mbrojtjen e Demokracive.

Por për Lina Khatib, analiste në Institutin për Lindjen e Mesme në Londër, nuk ka gjasa që Izraeli të sulmojë drejtpërdrejt Iranin.

“Sepse kjo do të kërkonte edhe më shumë burime ndërkohë që Izraeli po i përdor ato në kapacitet maksimal në konfliktin me Hamasin, sikurse në nivelin e zbulimit, për shembull”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon. Për Presidentin Joe Biden, ky ishte një paralajmërim për Iranin se duhet ‘të tregohet i kujdesshëm”, sikurse tha ai.


Etiketa: aeroportizraelraketaSiria


Ju sugjerojmë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
Para
Balla me Koordinatorin Special Britanik: Rënie drastike e emigrantëve të paligjshëm

Shqipëri-Çeki/ "Fitore historike", Balla: Mirënjohje për qytetarët dhe 2300 punonjësit e policisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takon Netanjahun, i ofron mbështetje Izraelit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takon Netanjahun, i ofron mbështetje Izraelit

Djali iu vra në Izrael, nëna: 10 të kisha, do t’i nisja të vriteshin për tokën tonë

Djali iu vra në Izrael, nëna: 10 të kisha, do t’i nisja të vriteshin për tokën tonë
















TE FUNDIT

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}