Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur Enver Hoxha të kishte teknologjinë e sotme

2019/05/21 at 1:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sikur Enver Hoxha të kishte teknologjinë e sotme

Imagjinoni sikur të  jeni duke i telefonuar një mikut tuaj dhe në vend të dëgjoni zilen e zakonshme, papritur dëgjoni një sirenë policie dhe më pas një zë që thotë, “Kujdes me bisedën që bëni me këtë person.”


Si mendoni, a do t’ju bënte kjo dyshues në lidhje me raportet që keni me këtë person? Në fakt ky është edhe qëllimi i  “Sistemit të Kreditimit Social” në Kinë, që i cakton çdo njeriu pikë dhe nëse ndodh që keni pak pikë kjo mund t’ju dëmtojë jetën në shumë mënyra.

Ta zëmë se sapo arritët në aeroportin e Pekinit dhe keni për të kapur një fluturim për në Kanton, rreth 1200 milje në jug. Punonjësi në sportelin e biletave papritur ju kthen mbrapsht, pikërisht sepse krediti juaj social rezulton se është i ulët. Jo vetëm që kjo gjë do t’ju poshtëronte publikisht në radhën e biletave, por do të detyroheshit që udhëtimin ta bënit me një tren të ngadaltë. Ai që supozohej pra të ishte një udhëtim prej 3 orësh, kthehet në një makth 30 orësh, ec e ndalo.

Të gjitha ato që u përmendën më sipër do ju ndodhin sepse qeveria ju ka shpallur person jo të besueshëm. Mos pagimi në kohë i një kredie, kritika ndaj politikave të qeverisë ose thjesht shpenzimi i kohës duke luajtur video-lojëra online, janë arsye më se të mjaftueshme për t’ju ulur pikët tuaj.

E gjitha kjo ka si pasojë futjen tuaj në kastën shoqërore më të ulët në Kinë, ‘laolai’ (ekuivalenti i të deklasuarve në Shqipërinë komuniste). Ndëshkimet janë nga më të ndryshmet. Algoritmi i qeverisë arrin deri aty sa vendosë në telefonin e një ‘laolai’ një zile “të turpshme”në mënyrë që t’i turpërojë ata sa herë që marrin një telefonatë kur janë mes njerëzve.

Një zile e papërshtatshme ose ndalimi i mënyrave të udhëtimit janë thjesht maja e ajsbergut e realitetit të frikshëm ku jetojnë tashmë dhjetëra milionë njerëz në Kinë.

Nëse keni pak pikë në sistemin e kreditimit social do ta keni të pamundur të keni një punë të mirë, nuk do mund të merrni një kredi për të blerë një shtëpi ose makinë, madje as nuk prenotoni dot një dhomë hoteli. Qeveria do t’ju ngadalësojë shpejtësinë e lidhjes së internetit, do t’ju ndalojë t’i regjistroni fëmijët në shkolla private dhe do të postojë një rezyme të profilit tuaj në një listë të zezë publike.

Agjencitë e qeverisë kanë krijuar nëpërmjet një aplikacioni në WeChat, një hartë e cila funksionon si radar për të shënjuar vendndodhjen e të gjithë ‘laolaive’ në afërsi të përdoruesit.

Në hartë ju mund të klikoni te këta persona dhe do ju shfaqen informacionet e tyre personale, numri i kartës së identitetit, adresa e shtëpisë, numri i dosjes që kanë në gjykatë dhe arsyeja se pse janë shpallur ‘të deklasuar’”.

Ata që kanë pak pikë në disa raste arrestohen dhe dërgohen në kampe ri-edukimi, jo sepse kanë kryer një krim por sepse mendohet se mund të kryejnë një krim. Sistemi është funksional në të gjithë Kinën dhe algoritmi i cili proçeson të dhënat thuhet se do mbulojë çdo cep të vendit në 2020.

Sipas qeverisë ky sistem ka për qëllim përmirësimin e stabilitetit shoqëror duke krijuar një “kulturë sinqeriteti” e cila “do të kthejë besimin shoqëror”. Padyshim që kjo do të krijojë një ndjenjë frike të përgjithshme dhe do të rrisë shumë numrin e informatorëve në gjithë vendin.

I gjithë vendi rrezikon të transformohet në një ‘popullsi spiunësh’ sepse një nga mënyrat kryesore për të rritur pikët është duke raportuar sa më shumë sjellje ‘të pahijshme’ të të tjerëve.

Nëse raporton se disa të krishterë po mblidhen ilegalisht për tu lutur në shtëpitë e tyre, ose myslimanë të cilët bëhen bashkë për tu lutur dhe festuar Ramazanin, do të rrisje konsiderueshëm pikët në sistem. Madje në rastin e myslimanëve edhe rritja e një mjekre përbën rast për raportim.

Sigurisht që ndërsa qeveria bën progres në qëllimin e saj për të monitoruar cdo individ në cdo moment të ditës, vetë shoqëria nis të kthehet në një burg virtual. Vendet perëndimore e kanë kritikuar ashpër gjithë këtë furi, kurse vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut e kanë etiketuar këtë sistem si “të frikshëm deri në palcë”.

Nga ana tjetër Partia Komuniste Kineze i është përgjigjur këtyre kritikave duke i quajtur tepër sipërfaqësore dhe perëndimorët të pa aftë për të kuptuar benefitet e këtij sistemi.

Por nuk ka shumë për të kuptuar nga ky sistem. Ai vjen si një impuls totalitar nga e shkuara e Kinës e përshtatur në botën moderne.

Policia e shtetit të Kinës ka shfrytëzuar përdorimin e një sasie shumë të madhe të dhënash, përparimin në fushën e inteligjencës artificiale, skanimin e tipareve të fytyrës, për ta kthyer atë në një “Cyborg” të kontrollit të shtetit. PKK-ja padyshim që ka arritur të krijojë diktaturën e parë dixhitale ‘high-tech’ në botë.

Madje këtë ide liderët e Kinës po e propagandojnë edhe nëpër botë duke kërkuar ‘klientë’ të cilët mendojnë në të njëjtën mënyrë për shoqërinë. Shembulli i parë i këtij marketing është Maduro i Venezuelës./ Opinion.al

Etiketa: Aldo Baxhaku


Ju sugjerojmë

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit
Bota

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

2 Dhjetor, 2025 5:06 pm
Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion
Kryesore

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

2 Dhjetor, 2025 4:43 pm
Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë
Kryesore

Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë

2 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
Bota

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

2 Dhjetor, 2025 4:21 pm
“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
Bota

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

2 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

2 Dhjetor, 2025 3:18 pm
Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
Kronikë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

2 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie

2 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun
Kryesore

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun

2 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Para
Lëvizje në disa prokurori, kush janë drejtuesit e rinj

Lëvizje në disa prokurori, kush janë drejtuesit e rinj

Tërheqja e kandidatëve, Patozi: U kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh

Tërheqja e kandidatëve, Patozi: U kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh

Arrestohet i riu që u arratis gjatë operacionit antidrogë

Arrestohet i riu që u arratis gjatë operacionit antidrogë
















TE FUNDIT

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit

Rusia dhe Hungaria pas arrestimit të Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit
2 Dhjetor, 2025

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi...

Lexo më shumë

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion

Arrestimi i Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion
2 Dhjetor, 2025

Deputetja e PD-së Ina Zhupa në nisje të Kuvendit komentoi arrestimin e rektores së Kolegjit të Evropës. Frederica Mogherini e akuzuar për...

Lexo më shumë

Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë

Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë
2 Dhjetor, 2025

Deputeti Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon përditë SPAK dhe prokurorët. Shehaj tha se qeveria po ushtron...

Lexo më shumë

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
2 Dhjetor, 2025

Portet greke janë një nga zonat më pak të njohura, por më të nxehta të përplasjes strategjike të vazhdueshme, midis SHBA-së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com