Aktualitet

Lëvizje në disa prokurori, kush janë drejtuesit e rinj


               Publikuar në : 13:55 - 21/05/19 |
Opi Nion

Julian Cafka është caktuar drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër. Emërimi i Cafkas vjen pas shkarkimit nga KPK prokurorit Arben Pasho.

Gjithashtu edhe prokurorja Irena Rozeta Qirjaqi u caktua drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Vendimi për emërimin u mor në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë, vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku gjithashtu edhe prokurorja Irena Rozeta Qirjaqi u caktua drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Po ashtu, prokurorja Irena Çunoti, u caktua prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë

Përsa i përket emërimit të Altin Dumanit, drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, KLP vendsoi të shtyjë afatin./ Opinion.al E.Xh.

Pas