Kronikë

Arrestohet i riu që u arratis gjatë operacionit antidrogë


               Publikuar në : 14:45 - 21/05/19 |
Opi Nion

Një 26 vjeçar ka rënë në pranga, pasi në dhjetor të vitit 2018 ishte arratisur nga policia.

Sipas policisë, i riu ishte i shpallur në kërkim, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

26 vjeçari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë shpërndanin lëndë narkotike canabis sativa në doza të vogla në rrugën “Bego Hoxha”.

Në momentin e ndërhyrjes të policisë, shtetasve të arrestuar i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 355 gramë lëndë narkotike cannabis sativa./ Opinion.al E.Xh.

Pas