Në një kohë kur koronavirusi është “kryefjalë” e kërkimeve në google, dhe ka ngjallur panik në pjesën më të madhe të botës, hakerët po e shfrytëzojnë situatën në favor të tyre.
Ata përdorin virusin vdekjeprurës që të vjedhin të dhëna personale, paratë nga llogaritë bankare dhe të dëmtojnë kompjuterët me viruse.
Këtë po e realizojnë duke dërguar e-maile false në emër të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hakerët pretendojnë se japin informacione se si mund të mbroheni nga ky koronavirusi duke i ofruar përdoruesve një link për të klikuar. Në momentin kur klikoni, kompjuteri juaj është me virus. E-maili duket sikur po vjen vërtetë nga agjencitë shtetërore për shkak të prapashtesave në adresën e email-it që përdorin hakerët.
Ekspertët lusin njerëzit që të shikojnë për gabime drejtshkrimore, të mos japin të dhëna personale ose edhe ato që kanë lidhje me llogaritë bankare./Opinion.al