Kryesore

Gjonaj i përgjigjet Metës: Ti ke në dorë vetëm dorëheqjen tënde


               Publikuar në : 15:17 - 21/02/20 |
el ida

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu përgjigj presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit tha se do ta kallëzojë penalisht në SPAK.

Marrëzi të radhës e quan ministrja reagimin e kreut të shtetit, megjithëse shprehet e gatshme për t’u përgjigjur para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjonaj shtoi se sa i takon dorëheqjes, Meta ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.”, shkroi Gjonaj./Opinion.al

Pas