Kryesore

Si parashikohet moti për ditën e sotme, 21 tetor 2019


               Publikuar në : 08:07 - 21/10/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët me alternime vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 16ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 26 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19C në 28ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 21ºC dhe në zonat e ulëta nga 12ºC në 26ºC./ Opinion.al E.Xh.

Pas