Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si nisi historia e avionëve me drogë, dhe si Rama i quante mushkonja për dezinfektim

2015/11/10 at 3:38 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si nisi historia e avionëve me drogë,  dhe si Rama i quante mushkonja për dezinfektim

 


Uturima e historisë së avionëve me drogë nisi të dëgjohet për herë të parë në prill të vitit 2014, kohë kur Arben Imami, deputet i opozitës, nisi të akuzonte qeverinë për implikim në trafikun e drogës me avionë duke përdorur aeroportet ushtarake.

Shkak për këto akuza u bë publikimi në media i disa fotove të avionëve të vegjël që kishin qëndruar në hambarët e fshatarëve pranë aeroportit ushtarak të Gjadrit.

Më tej ishte ish-kryeministri Berisha i cili këmbënguli nga foltorja e parlamentit se kishte fakte të forta që implikonin qeverinë në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

“Burimet e mia janë Shërbimet Inteligjente të Ushtrisë dhe institucione të tjera të ushtrisë shqiptare. Asnjeri s’e akuzon ushtrinë për trafiqe, as fermerët e shkëlqyer të Divjakës., por zyrtarët që drejtojnë avionët e trafiqeve. Sa i takon Divjakës shko merr denoncimin që kam bërë 3 muaj më parë për këtë rast”,- tha Berisha.

Por në seancën plenare të datës 17 prill 2014, Mimi Kodheli, në cilësinë e Ministres së Mbrojtjes iu drejtua opozitës duke i thënë që “ Ju thjesht akuzoni pa dhënë asnjë provë, pa thënë asgjë më pak sesa infrastruktura e FA është vënë në shërbim të drogës”.

“Turp i madh sa qesharake aq edhe cinike, dhe e papërgjegjshme ndaj FA, ku bëhet gjithë ky sforcim për të prodhuar gjithë këtë baltë. S’ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që FA apo bazat e ushtrisë shqiptare janë të implikuara në veprime kriminale për të cilat është folur kaq shumë këtë javë. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt…zero.”.

Për të përforcuar bindjen e ministres e tij, nuk mungoi edhe ironia e kryeministri Rama i cili i quajti avionët me drogë mushkonja . “Arrin në pikën sa jo vetëm mushkonjat ti bësh avionë që ulen e ngrihen në Divjakë, por edhe avionët ti ulësh në Levan- Tepelenë ku edhe mushkat do thyenin këmbët e jo më rrotat e avionëve, për të marrë drogën.”

Dhe Rama nuk e ndal këtu ironinë, por e vazhdon dhe më tej. “Duke dëgjuar se doktorit i shkojnë SMS se avionët i ulen, por janë thjesht mushkonja të droguara, se kishte disa vite që askush nuk i hidhte helm, ndaj janë kthyer si avion që pickojnë opozitën dhe këto të opozitës vijnë të pickojnë publikun. Kjo do të marrë fund javës tjetër me dezinsektimin”.

Por pa u mbushuar muaji më 10 maj 2014, një avion tip “Piper” i ngarkuar me dy ton hashash, i drejtuar nga piloti italian Giorgio Riformato, rrëzohet në plazhin e Divjakës, duke i dhënë të drejtë opozitës në funksionimin e rrjetit të trafikut të drogës me avionë dhe rrëzuar pretendimin e kryeministrit Rama se avionët ishin mushkonja.

Ky nuk do të ishte avioni i fundit me drogë që nisej nga Shqipëria dhe kapej në anë tjetër të Adriatikut.

Më 24 gusht 2015 një avion i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj u nis nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ngarkoi një sasi prej 120 kg mariuanë. Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane arrestoi shtetasin shqiptar Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike.

Më 8 shtator 2015 një avion i nisur nga Shqipëria, i cili më pas transportonte 80 kilogram nga Leçe në Torino,  u kap nga forcat e karabinierisë italiane. Ku edhe u arrestuan dy italianë dhe dy shqiptarë.

Një tjetër avion u kap në muajin tetor në zonën e Torinos në Itali, i cili u finalizua me arrestimin e 4 trafikantëve, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë nga fshati Dushkarak i Vlorës. Ku midis të arrestuarve ishte edhe nje efektiv i policisë së Vlorës.

Baza e trafikut sipas antimafias së rajonit të Piemontes ishte aeroporti turistik i Gattinares pranë Torinos. Ndërkohë që Ministri Tahiri ngulmoi në faktin që avioni nuk ishte nisur nga Shqipëria.

 

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
A do të dorëhiqet Drejtoresha e Tatimeve?

A do të dorëhiqet Drejtoresha e Tatimeve?

Kush është ministri i dytë që pason dorëheqjen e Naços

Kush është ministri i dytë që pason dorëheqjen e Naços

Shefi i Komisariatit dhunon gazetarët e ABC NEWS

Dhuna ndaj gazetarëve, pezullohet shefi i komisariatit nr.4

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com