Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

2023/03/22 at 10:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qytetarët në Portin e Vlorës për të udhëtuar drejt Italisë, ku duhet të paguajnë ryshfet për të marrë një garanci false që dikush në Itali po i pret. Stop e faktoi këtë nëpërmjet kamerave të fshehta.


Në ditën e dytë të përpjekjeve për të kaluar nga Porti i Durrësit për në Brindizi, Gazi, sekseri i agjencisë së udhëtimit, na tregon sesi do të bëhet kalimi, duke folur me një punonjës policie në sportelin ku vulosen pasaportat.

Gazi thotë se 100 Euro i do punonjësi i policisë, për të mos nxjerrë probleme.

Qytetari – Një herë kam dalë unë si i bëra unë, kam dalë 5 ditë më duket. Ja mo nji sekondë, ta gjejmë ktu.

Gazi – Të iki ta takoj njëherë atë çikë me lezet unë.

Gazi – E mbylla dhe ktë punën tënde.

Qytetari – Në rregull?

Gazi –Merr dy garanci të nji italiani, që është në Leçe. Hajd të ikim!

Qytetari – E bën dot? Pashaportën e ke. Të iki unë?

Gazi –Do ikim bashkë ne.

Qytetari – Me të njëjtën tarifë? Nuk ndryshon tarifa?

Gazi –Jo ore, do t’i bëj me më pak. 20 euro bën ai (garancia fallso) Do vej te 150-tshja në total. Je I kënaqur më vllain?

Qytetari – Po mirë, mo burrë! Dakord!

Gazi –100 do i marrin ata (Doganierët), 20 do i marri ky i garancisë, po 30 euro do i çojë bukë fëmijëve vllai në shpi.

Qytetari – Po po, darkord, mo!

Gazi –Do të bëj art, do bëj art me ty tani.

Qytetari – Pse?

Gazi – Art, art! Do ta shikosh ktu art.

Qytetari – Domethënë, unë thjesht do paraqitem, do jap kto edhe…

Gazi –Jo jo! Do mbarosh punë me mua ktu!

Qytetari – Po!

Gazi – Do të shoqërojë vllai. Do vemë në filan sportel, do të them una. Po qe nji shoku im atje, që mos të ketë rradhë, se po pati rradhë, do vesh pa rradhë atje, do japësh edhe nji 10-të mijë lekësh atij djalit, do të thotë te filan sportel, do t’i mbaj vetë kta të sigurisë. I them ktij djalit, që foli me mua. Ata, që ishin me xhupa të zinj, se është siguria e portit ajo. Ç’ke mo? I kemi të kopsitura.

Qytetari – Jo, jo ideja është të orientohem unë, mos të iki kshu kot.

Gazi – Jo, hë vlla.

Më pas është Miri, ai që përpunon garancitë italiane false në kompjuter. Për 30 Euro, Miri të bën me garancinë e shtetasit italian Vittorio Inatrio nga Kozenca me banim në Lecce.

Gazi – O Miri! Po hape telefonin, o burrë i dheut! Na bëre merak. Ishe, s’ishe…

Miri – Ça, për kë?

Gazi –Hë!

Miri – Jo ai?

Gazi –Ky do të vejë andej!

Miri – Ky ktu?

Gazi – Do vihet emri i këtij në vend të atij tjetrit!

Miri – Ahhh…

Gazi – Hiqe ktë, po s’ka problem! (Ndërrojnë emrat te garancia) Bëje 04!

Miri – Se ka mo 07, ja lëmë kshu kot.

Gazi – Jo, e ka sjellë italiani atë.

Miri – Po kjo 07-ta?

Gazi – Ku di gjë unë?! Kto mos i fshi kto! Ndrysho dhe datën, sikur kanë ardhur dje në datën 4.

Qytetari – Ky është ai robi?

Gazi – Ehhh…

Qytetari – Inatrio.

Gazi – Vittorio, Vittorio Inatrio.

Qytetari – Kozenca!

Gazi – Ka shumë punë kjo vlla, është art, që ky…

Miri – Janë punë, që do ndërruar emrat e do bërë ato…

Gazi – Do vesh atje, ku do të thotë vllai! Te ai zotria, që erdhi qëparë, që piu kafen. E pe? Që i vajta te tavolina. Është kontrollori ai.

Qytetari – Ai polici?

Gazi – Eh… E mban mënd hë? Është pak qeros ktu ai. Do vesh atje, do i thuash kshu ti me lezet, se mos të shikojë dhe njeri. Po qe ai shefi, ata, do kesh kujdes! Dëgjon ti! Lëre, sa të iki ai e jepja atje, po të tha andej ktej, ku do vesh, do vete te filani në Lece. Jam miku i Gazit, thuaj ,se e di vetë kodin ai. Ktë do ta bëjmë dhe ktë do ta ndërrojmë. Ja, ku e ke!

Miri – Do ia bëjmë të gjitha tani.

Gazi – Më jep nji 30-tshe euro!

Qytetari – Sa do japim?

Gazi – Nja 30 euro ktij shokut!

Qytetari – Ok! I do tani? Ktu?

Gazi – Eh.., t’ia jap tani direkte!

Qytetari – Merre! Kam nji 40-tshe (Euro) unë ktu.

Gazi – Mbaje njëherë kte 10-tshen euro!

Qytetari – Po ato të tuat?

Gazi – Rregullohemi pastaj, kur të mbarojmë punë!

Pas sigurimit të dokumenteve dhe dhënies së 130 Eurove i drejtohemi terminalit të udhëtarëve në portin e Vlorës, ku paguajmë edhe 10 Euro të tjera për punonjësin e sigurisë që të kalojmë pa radhë.

Qytetari – 2,4,6,8,10,12.  (120 euro) Gazi, na merri që tani, e rregullohemi atje tek…! Shikoji! Ke 120 aty. Jemi në rregull?

Gazi – Do japësh nji 10-tshe vetëm!

Qytetari – Edhe nji 10-tshe?

Gazi – Po! Të çoj dhe unë 20 euro në shpi, bukë fëmijëve!

Qytetari – Ore dakord, si të duash ti!

Gazi – Kam gjithë ditën, që po merrem…

Qytetari – Urdhëro!

Gazi – Do japësh edhe nji 10-tshe. të kalosh pa rradhë fare?

Qytetari – Hë?

Gazi – Do të japësh nji 10-tshe atij të sigurisë, të kalosh pa rradhë?

Qytetari – 10-tshe euro?

Gazi – Ulu ktu, sa t’i them Tanit! (Sigurisë) Garancinë atë, i ke ti aty?

Qytetari – I kam te çanta.

Gazi – E mësove?  Vittori Iantri. O Tan…!

Kalimi bëhet me makinë dhe punonjësi i policisë na udhëzon të shkojmë te sporteli, ku është Pëllumbi, që të kalojmë pa problem.

Polici – Të shikoj, ka ardh, apo jo. Rri njëherë ktu. Ik shiko dhe hajde, se më nxive jetën, o Gazi! Ik shiko dhe hajde!

Qytetari – Ça u bë?

Gazi – Do ikësh me makinë!

Qytetari – Te cila makinë?

Gazi – Ik hyp atje lart!

Qytetari – Ok!

Polici – Mere dhe ktë, merri letrat!  Hip atje në vënd të parë ti! Merre ktë dhe kalo!

Polici – Kabina e parë është Pëllumbi. Kuptove?

Shoferi – T’i futem atje me makinë unë direkt?

Polici – Po atje, do i zgjatësh atij ato.

Gazi – Sa të vijë deri aty te Pëllumbi.

Polici – Te kabina e parë.

Gazi – Do i thuash “jam miku i Gazit”. Jam ai miku i Gazit thuaj dhe nxirri garancinë tënde, ku do vesh!

Polici – Hajde! Do vish, apo jo? O Gazi qënke hall i madh at… Merre! Ke dhe nji tjetër. Jo, te kabina tjetër!

Shoferi – Te kjo ktej?

Polici – Të parin!

Në këtë mënyrë, me plot 170 Euro të shpërndara nën dorë, përveç biletës, udhëtimi drejt Italisë bëhet i mundur./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

Lufta në Ukrainë/ Princi William udhëtim sekret në Poloni, takon trupat britanik

Parashikimi i motit, 11 tetor 2021

Horoskopi 23 Mars, zbuloni shenjat me fat

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?

Babani tregon tmerrin në spitalin psikiatrik. Infermierja më tha: Ta vë të hajë fekale?
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}