Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si guxon Greqia zyrtare të flasë me këtë gjuhë!?

2016/07/03 at 2:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Si guxon Greqia zyrtare të flasë me këtë gjuhë!?

Nga Blendi Fevziu


Ka një qëndrim gjithnjë regresiv, të vjetër dhe tejet demode të politikës greke ndaj Shqipërisë. Një qëndrim që nuk ndryshon as kur klasa politike greke transformohet dhe as kur parrullat për një politikë moderne tentojnë të dominojnë në Athinë. Pak rëndësi ka nëse në pushtet është Papandreu plak apo Papandreu i ri; është Samaras apo Venizellos, apo akoma më keq, Kryeministri i ri dhe me qasje më moderne dhe mendje hapur siç është komentuar, Cipras. E përbashkëta e të gjithëve është një politikë thuajse proteksioniste dhe një qëndrim i hapur racist ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Dje, në kongresin e PBDNJ – së, një parti gjithnjë e moderuar në Shqipëri dhe me kontribut në zhvillimin 25 vjeçar të demokracisë, ai që ka ndezur gjakrat ka qenë këshilltari i Kryeministrit Cipras dhe i dërguari special në këtë event politik. Në vend që të promovonte bashkëjetesën dhe parimet e demokracisë, këshilltari në fjalë i është turrur PDIU – së dhe komunitetit çam, duke përdorur ndaj tyre një llogjikë që do ta kishte zili Stalini dhe Hitleri bashkë. Një mendësi totalitare, refraktare, raciste dhe banale. Ai është shprehur se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve dhe si të tillë, është i çuditur që trashëgimtarët e tyre janë pjesë e koalicionit qeverisës në Shqipëri?! Nuk mund të gjesh një deklaratë më të çmendur, më idiote dhe më mediokre se sa kjo. Nuk i hyj fare debatit historik, por disa parimeve që janë të qarta dhe të aplikuara prej vitesh.

E para fajësia kolektive ekziston vetëm në regjimet diktatoriale, madje ato më ekstremet. Hitleri bëri përgjegjës hebrejtë; Stalini bëri përgjegjës çeçenët, Sadam Hyseini kurdët. Vetëm diktatorët dhe paranojakët mund ta shndrrojnë fajësinë e disa personave në fajësi racore. Pikërisht prej kësaj filozofie kanë lindur masakrat dhe spastrimet më të mëdha etnike të globit. Dhe fajësia kolektive e pretenduar e këshilltarit grek ndaj çamëve nuk dallon fare nga këto mendësi.

E dyta, trashëgimia e fajësisë dhe shikimi me një prizëm të pandryshueshëm të gjërave është një ndër elementët më të këqinj të regjimeve totalitare të majta. Dmth, të bësh përgjegjës djalin, nipin apo stërnipin për gjyshin kjo është thjesht një mendësi e huazuar nga Stalini dhe regjimet komuniste. Të besosh se stërnipi është i keq sepse stërgjyshi i tij ka bërë një veprim që sipas këshilltarit është i dënueshëm, 70 vjet më parë, kjo është çmenduri. Me këtë logjikë Gjermania nuk duhet të ishte në BE sepse gjyshi i Merkelit mund te ketë qenë ushtar i Hitlerit dhe Italia po ashtu duhej të shihej si armike sepse stërgjyshi i Renzit mund të kete qenë një besnik i Musolinit. Me këtë vështrim, historia do ishte e pandryshueshme dhe të këqinjtë do mbeteshin të këqinj përjetë. Kjo nuk ka lidhje as me dialektikën materialiste, por veç me një mendësi ekstremiste të majtë, shartuar me racizëm, peng i së cilës është me sa duket këshilltari i Cipras.

E treta, asnjë njeri politik fqinj, nuk mund të përcaktojë dhe të tregojë se me cilën forcë politike duhet dhe nuk duhet të bëjnë koalicion partitë shqiptare. Ky është një lloj proteksionizmi i pashpjegueshëm dhe një megallomani e patolerueshme. Shqipëria ka vendimmarrjen e saj politike dhe Greqisë i mbetet të jetë e kënaqur ose jo me të. Dy vendet duhet të punojnë për një bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, por jo t’i diktojnë vendimmarrjen njëri-tjetrit. Do ishte po kaq e papranueshme që Shqipëria politike, t’i kujtonte Greqisë vërtitjen me brekë nëpër këmbë nëpër financat botërore, borxhet e pakthyera dhe nivelin fals te jetesës ngritur falë ndihmave të Gjermanisë dhe BE, që këshilltari i Ciprasit i quan nazistë, dhe jo falë punës së tyre.

Dhe së fundmi, është fare e papranueshme që Kryeministri i vendit dhe kryetar i PS Edi Rama dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, qëndruan në sallë pa reaguar. Minimumi ishte dalja nga salla dhe më e mira, do ishte t’i tregonin zotërisë në fjalë se me stilet politike të para Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të trazojë një politikë, që me gjithë difektet e saj, është më e hapur dhe më e emancipuar se sa ajo greke sot! Vetë Kryeministri Cipras dhe PBDNJ duhet të dëshmojnë se ky ka qenë një qëndrim dhe opinion personal dhe jo një qëndrim i strukturuar politik. Në të kundërt, ky do të përbënte një skandal real në marrëdhëniet mes dy vendeve!



Ju sugjerojmë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

18 Qershor, 2026 8:11 pm
Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
Bota

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 7:37 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

18 Qershor, 2026 6:28 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK
Aktualitet

“Kush bord o zemër”, Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

18 Qershor, 2026 4:59 pm
Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë
Kronikë

Protesta/ Procedohen 23 persona, Policia: Bllokuan qarkullimin e makinave në Tiranë

18 Qershor, 2026 4:33 pm
Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Bota

Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026 3:37 pm
U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit
Kronikë

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i pajetë i Eglant Koçit

18 Qershor, 2026 3:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Para
Ish-zv/ministri i Ramës thumbon Marina Vjollcën për zgjedhjen e Getoarit

Ish-zv/ministri i Ramës thumbon Marina Vjollcën për zgjedhjen e Getoarit

Ndahen Roberti dhe Nora Istrefi, ja si jetojnë çifti

Ndahen Roberti dhe Nora Istrefi, ja si jetojnë çifti

Humbi penalltinë, Pelle mesazh emocionues pas humbjes me Gjermaninë

Humbi penalltinë, Pelle mesazh emocionues pas humbjes me Gjermaninë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë

Dita e 19-të e protestës/ Nga Kuvendi te PD dhe marshim drejt Kryeministrisë
18 Qershor, 2026

Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake. Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë...

Lexo më shumë

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran

Fituesit dhe humbësit e draftit të marrëveshjes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Lufta nisi nga një ide e thjeshtë: Netanyahu e bindi Trumpin se mjaftonte një goditje e fortë për të ndryshuar...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
18 Qershor, 2026

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave...

Lexo më shumë

Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
18 Qershor, 2026

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}