Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e shau Hrushovi nga nëna Enver Hoxhën

2015/12/09 at 1:45 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si e shau Hrushovi nga nëna Enver Hoxhën

Një sharje e pashembullt në historinë e takimeve ndërkombëtare, që i përket Nikita Sergejeviç Hrushovit (1894-1971), udhëheqësit të njërës prej dy superfuqive të viteve 1960, Bashkimit Sovjetik, studiohet në fakultetet e gjuhëve të huaja në Rusi!

Është karakteristike se Hrushovi ka përdorur sharje dhe në një rast tjetër, brenda pak muajsh, po kundër Enver Hoxhës, shkruan gazeta Dita.

Në tekstin mësimor “Si të bëhesh përkthyes?” (botuar në vitin 1999) me autor dr. prof. Rjurik Konstaninoviç Minjar-Beloruçev (transliterimi në anglisht: Ryurik Konstantinovich Minyar-Beloruchev, 1922-2000), jepen disa episode pikante nga jeta e tij si përkthyes sinkronist, ku ai më i veçanti ka të bëjë me sherrin mes udhëheqjes sovjetike dhe asaj shqiptare.

Ja se si e tregon ngjarjen autori i tekstit për fakultetet e përkthimit R. K. Minjar Beloruçev-i (ka përkthyer N. S. Hrushovin, Sharl dë Golin (Charles de Gaulle, 1890-1970), Fidel Kastron; autor i shumë librave për teorinë e përkthimit dhe metodikën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja):

Kreshendo

“[…] në mbledhjen e udhëheqësve të partive komuniste, që erdhën në Moskë nga të gjitha kontinentet. Sapo kishte mbajtur fjalimin e tij Enver Hoxha, udhëheqësi i komunistëve shqiptarë. Ai kritikoi ashpër Hrushovin për faktin se Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik po shkurton ndihmën ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria po përpiqet të ecë në një kurs të pavarur në politikë.

N.S. Hrushovi u bë flakë i kuq, sytë e tij të vegjël filluan të bëhen më depërtues. Në atë moment, kur ulem në kabinën e përkthimit simultan, ai çohet në këmbë dhe, mezi duke mbajtur veten, fillon të flasë me qetësi. Ndjehet se e ka jashtëzakonisht të vështirë të flasë me qetësi.

Fjalimi i tij është një kreshendo e pandërprerë, dhe pasi numëroi dhe një herë të gjitha llojet e ndihmave që PKBS i jep Shqipërisë, ndodh shpërthimi.

Hrushovi ulërin për mosmirënjohje të ndyrë, akuzon E. Hoxhën për të gjitha mëkatet e mundshme, dhe si përmbyllje, duke humbur vetëpërmbajtjen, shpërthen përfundimisht:

“Dhe ky njeri na dhj… nga koka e deri te këmbët, që ia … të ëmën (etot çellovjek obros…u nas s nog do golovy, tudi jego matj)!”. Gjithsesi unë jam i detyruar të përkthej, por në frazën e fundit, natyrisht, unë ngec, dhe në mikrofon, në frëngjishte, del një variant shumë më pak i vrazhdë në tonalitet: “Dhe ky njeri na ka mbuluar me baltë nga koka deri në këmbë”.

“Leja”

Pas fjalimit të Hrushovit jepet pushim dhe unë dal nga kabina. Më pret një referent i sektorit të jashtëm të komitetit qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i cili mbikëqyr shërbimin në frëngjisht të mbledhjes dhe që e kupton mjaft mirë frëngjishten. Ai më vështron ftohtë dhe pyet:

“Kush ju dha leje të korrigjoni Sekretarin e Përgjithshëm të partisë sonë?”. Unë mbledh supet dhe përgjigjem: “Vendimin e mora vetë, nuk kisha kohë për konsultime”.

Referenti, me të cilin gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira, pasi murmuriti: “Do ta kini pisk, do të përgjigjeni për këtë gjë”, rrotullohet gjithë nerva dhe largohet. Pas dhjetë minutash ai shfaqet me Ho Shi Minin, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, i cili e falënderon ekipin për punën e sinkronistëve të gjuhës frënge. Referenti i KQ-së më tërheq mënjanë dhe më pëshpërit në mirëbesim: “Nikita Sergejeviç-i [Hrushov] urdhëroi t’ju falënderojmë, ai nuk donte që shprehjet e tij të rënda të kumbonin në të gjitha gjuhët”

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Kosovari me sëpatë që ngatërroi protestën: Do shkoj të luftoj në Siri

Kosovari me sëpatë që ngatërroi protestën: Do shkoj të luftoj në Siri

10 gjërat që bëjnë femrat në takimin e parë

10 gjërat që bëjnë femrat në takimin e parë

A do ta lërë De Biasi Shqipërinë pas Francës?

De Biasi: Nuk dua të përballem me Italinë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com