Aktualitet

Si e parashikoi Rama rezultatin e zgjedhjeve, çfarë shënoi në ‘hartë’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 28/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar një video të realizuar gjatë fushatës elektorale.

Në video, Rama shfaqet me disa qytetarë në një takim elektoral Kuç të Vlorës, me të cilët ndërton hartën, që sipas parashikimit të tij, do të nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

Sikurse shfaqet edhe në video, kryeministri jep parashikimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit, duke ndërtuar një hartë në mbulesën e shtuar në tavolinë.Kryeministri thotë se  PS në këto zgjedhje merr 74 deri në 78 mandate.

Ndërkohë mesa duket parashikimi i Ramës doli i vërtetë, pasi ditën e sotme u mbyll totalisht procesi i numërimit të votave për subjektet politike në vend dhe PS kryesoi me74 mandate.

Krahas videos Rama shkruan: Pak relaks post-elektoral./Opinion.al

 

Pas