Aktualitet

Zgjedhjet/Kim:Përgëzojmë Ramën për fitoren dhe Bashën për fushatën e fortë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 28/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim pasdite e sotme ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zhvilluar të dielën.

Ndërkohë që nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kim pergëzoi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për  fushatën e fortë dhe që sipas saj u dha zë dhe frymëzoi shumë persona.

Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama  & Partinë  Socialiste në fitoren e tyre. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar. Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Morëm rezultatin e raportit të OSBE/ODIHR dhe prisni me radhë përfundimin e fundit, i cili duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.”– shkruan Kim.

Në reagimin e saj në llogarinë e “Twitter’, kim ka shpërndar njokohësisht dhe statusin e zëdhënësit të DASH, Ned Prince, i cili  shkruan se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruan Ned Prince./Opinion.al

Pas