Aktualitet

Si do zgjedhë PS kandidatët për zgjedhjet lokale? Gjiknuri kritikon Primaret



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 23/12/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një bashkëbisedim me gazetarët këtë të premte është pyetur se kur do të zyrtarizohen kandidatët e PS për zgjedhjet vendore.

Gjiknuri deklaroi se PS do të miratojë një udhëzim për zgjedhjen e tyre, por gjithashtu do të vijojnë konsultimet brenda partisë dhe jashtë saj.

Ndër të tjera Gjiknuri kritikoi primaret e zhvilluara në Partinë Demokratike, të cilat sipas tij, nuk quhen primare, në konceptin që njeh perëndimi apo SHBA.

“Ato nuk quhen primare, në konceptin që njeh perëndimi apo SHBA. Sepse primaret janë gara që nuk administrohen nga partitë, por administrata zgjedhore. Nëse bëhen zgjedhje brenda partisë, nuk kemi të bëjmë me primare, por thjesht që partia përcakton një kandidat që preferon. Problemi është se ty të duhet një kandidat që del përtej grupimit partiak. Për ne është e rëndësishme që kandidatët të jenë të pëlqyeshëm nga qytetarët, jo vetëm nga “barku partiak”. Po të shikoni primaret, aty votuan anëtarët e PD. Problemi është që nuk të duhen 1000 vota, por 15-20 mijë vota. Duhen 200-300 mijë vota në qytete si Tirana. Edhe ne kemi pasur primare në vitin 2007 dhe shpeshherë nuk fituam. Ju e dini shumë mirë çfarë gare u bë në PD, sepse nuk ka lista të sakta. Primaret që bëri Foltorja janë si zgjedhjet e 1992-shit. Në këtë pikëpamje, PS do t’i qëndrojë strikt, duke e ndarë në 3 shtylla: pëlqyeshmëria e partisë, e publikut dhe garancia që jep kandidati”-tha Gjiknuri.

Pas