Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si do votohet në 25 prill? Debate në KQZ, shtyhet për nesër vendimi

2021/03/30 at 8:02 PM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do votojnë të infektuarit me Covid? Celibashi takon zv/ministren Tomini

Është shtyrë për ditën e nesërme vendimi për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet elektorale të  25 prillit.


Bëhet me dije se në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi paraqiti tre variante, por palët u ndanë për kompetencat,  teksa prisnin gjitashtu edhe nga kryekomisioneri një variant, që më pas ta kalonin ose ta rrëzonin.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që Celibashi u tërhoq për të risjellë një tjetër propozim.

U njoftua se mbledhja e radhës do të zhvillohet nesër, ndërkohë që sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, teksa takimi u shoqërua edhe me tension dhe diskutime.

Diskutimet në mbledhjen e Komisionit Rregullator

Ilirjan Celibashi: Ju jam sjellë tre variante. Dy me emra kandidatësh dhe një ku kandidatët përfaqësohen me numra. Ju takon juve të vendosni.

Eridjan Salianji, PS: Për këtë gjë të mos vendosë Rregullatori, duhet të vendosë vetë kryekomisioneri Celibashi. Nuk është kompetencë e juaja. Të pushojë mbledhja.

Helga Vukaj, anëtare e Rregullatorit (e propozuar nga PD): Është kompetencë e Rregullatorit. Komisioneri duhet të na sillte një propozim të vetëm, jo tre variante. T’i lëmë kohë për të na sjellë një version përfundimtar.

Shqiptarët kanë votuar në sondazhin e KQZ se kush është fleta më e përshtatshme prej tyre. Njëra ka marrë 79% të votave. Mund të ishte një orientim i mirë.

Iv Kaso, PD: Kthejani komisionerit për saktësim aktin. Të jetë i saktë dhe i qartë akti.

Muharrem Çakaj, anëtar i Rregullatorit (propozuar nga LSI): PS është njohur me materialin, dhe nuk ka pasur asnjë pretendim deri tani. Komisioni Rregullator i ka këto të drejta. (Të miratojë fletën e votimit). Celibashi të na sjellë një model konkret flete votimi, në mënyrë që ne ta miratojmë ose ta rrëzojmë. I japim kohë më shumë nëse atij i duhet për të na sjellë një variant konkret.

Ervin Salianji, PS: Nuk dua të shtyhet mbledhja. Çohuni ju nga tavolina, të ulet Celibashi aty dhe të miratojmë po sot fletën e votimit.

Helga Vukaj: Celibashi është kosheint dhe i vetëdijshëm se ne jemi kompetentë për të miratuar fletën e votimit. Ai ndaj na e ka sjellë neve në tryezë.

Ilirjan Celibashi: Unë e kam shprehur çështjen e kompetencës. E kam sjellë ta shqyrtojë Rregullatori. Le të marrim kohë sic tha përfaqësuesi i PD, ta saktësoj unë aktin, do ta risjell më një propozim konkret se si e konsideroj unë fletën e votimit, pastaj ju vazhdoni me debatin nëse e keni ose jo kompentencë. E tërheq këtë akt me tre variante, dhe jua sjell me një.

Ilirjan Celibashi: Aktin e tërheq për ta sjellë me një propozim konkret si do të jetë përmbajtja e fletës së votimit. Kjo nuk i përjashton variantet, që komisioneri ka bërë me faktorë të tjerë apo veçmas. Riparaqitja do të jetë jo më vonë së 24 orë nga ky moment./Opinion.al

Etiketa: flete votimuiIlirjan CelibashiKQZzgjedhje


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
Afganistan/ Vriten tri punonjëse shëndetësie gjatë fushatës së vaksinimit

Afganistan/ Vriten tri punonjëse shëndetësie gjatë fushatës së vaksinimit

Ftesa e Di Caprios për lumin Vjosë, Meta dhe Basha përgjigjen pozitivisht

Ftesa e Di Caprios për lumin Vjosë, Meta dhe Basha përgjigjen pozitivisht

Të drejtat e njeriut, DASH: Mosndëshkimi në Shqipëri mbetet problem

Të drejtat e njeriut, DASH: Mosndëshkimi në Shqipëri mbetet problem
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}