Aktualitet

Ftesa e Di Caprios për lumin Vjosë, Meta dhe Basha përgjigjen pozitivisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 30/03/21 |
Opi Nion

Pas ftesës publike që aktori Leonardo Di Caprio u ka bërë krerëve të politikës në vend për të shpërndarë një video të lumit Vjosa, Presidenti Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përgjigjur pozitivisht.

Meta nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” falenderon DiCaprion për solidaritetin e treguar për lumin, teksa e garanton se deri më 25 prill nuk do të lejojë asnjë vendim arbitrar për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë.

“E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Falëminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.

Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.”- shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndërkohë që dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur menjëherë kërkesës së aktorit Leonardo DiCaprio për të shpërndarë videon e lumit Vjosa në llogarinë e tij në “Instagram’

Kujtojmë që aktori i kërkoi Bashës, Ramës, Kryemadhit dhe Metës për të shpërndarë këtë video ku kërkohet që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar.

Pritet të shihet se si do i përgjigjet ftesës dy liderët e tjerë, kryeministri Rama, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi./Opinion.al

Pas